Filmi i shumëpritur për fëmijë nga studio Dinsey dhe Pixar, "Turning Red" arrin në Cineplexx më 13 mars, me eventin Dita e Familjes, ku do të ketë shpërblime dhe aktivitete.

Njëri prej filmave të shumëpritur për fëmijë po arrin në Cineplexx me eventin Dita e Familjes. Ky event do të mbahet në të dy kinematë, në Prishtinë dhe në Prizren, duke filluar nga ora 11:30 ku do të ketë shumë shpërblime dhe aktivitete si facepainting falas, coloring pages dhe befasi të ndryshme.


Filmi vjen nga studio Dinsey dhe Pixar dhe flet për Mei Lee një vajzë 13-vjeçare e cila është e ndarë mes të qenit vajza e bindur e nënës së saj dhe njëkohësisht duke u përballuar me kaosin e rinisë së saj. Si të mos mjaftonte kjo, kur ajo emocionohet shumë, shndërrohet në një panda të kuqe gjigande.

foto 1 2

Gjatë eventit do të dhurohen shpërblime të ndryshme në të dy kinematë.

Në kinemanë në Prishtinë do të dhurohen:

10x Gift Cards në vlerë prej 20€ nga The Entertainer
5x Gift Cards në vlerë prej 20€ nga Mango
3x Gift Cards në vlerë prej 30€ nga Okaidi

Ndërsa në kinemanë në Prizren do të dhurohen:

24x bileta për lojëra pa limit brenda ditës nga Blissville
5x Gift Cards në vlerë prej 20€ nga The Entertainer Kosovo

Për më tepër informata rreth orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx Kosovo, ndërsa biletat mund t’i bleni përmes aplikacionit apo direkt në kinema prej orës 11:00.