LAJMI I FUNDIT:

Turku në Gjermani fitoi lotarinë prej 10 milionë euro – la menjëherë punën në fabrikë, po kërkon një grua për të shpenzuar paratë

Turku në Gjermani fitoi lotarinë prej 10 milionë euro – la menjëherë punën në fabrikë, po kërkon një grua për të shpenzuar paratë

Një burrë i cili ka fituar një lotari milionëshe, ka lënë menjëherë të dashurën e tij dhe ka blerë një Ferrari në vlerë 450 mijë dollarë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Kursat “Chico” Yildirim, 42 vjeç, e braktisi të dashurën e tij pavarësisht se dyshja po afroheshin gjithnjë e më shumë që nga maji, me ish-50-vjeçaren, pa emër, e cili u largua e tronditur.


Ajo pretendoi se Chico, nga Dortmundi i Gjermanisë, kishte “ndryshuar” që kur fitoi lotarinë prej 10 milionë eurosh, me të cilën bleu menjëherë makinën sportive.

Duke folur për mediat lokale, 50-vjeçarja e paidentifikuar shprehu shqetësimin se sa “të pabesueshëm” kishte bërë një transformim Chico që kur fitoi çmimin e madh në para dhe së shpejti i tha asaj se “duhej të bënin një pushim”.

“… ai tha se nuk më donte kurrë, por donte të më paguante para që të vazhdoja të isha e dashura e tij”.

Por 50-vjeçarja mbeti e tmerruar nga ndryshimi i Chico-s dhe thuhet se nuk dëshiron ta shohë më.

Megjithatë Chico ka tentuar të shpjegojë veten duke thënë se: “Ajo është një grua e veçantë për mua, ajo ka qenë gjithmonë pranë meje. Por unë u dashurova me humanitetin dhe ngrohtësinë e saj, jo me atë si grua, ia thashë kaq hapur…”.

Ish-e dashura e tij sulmoi fituesin e lotarisë duke thënë se është “turp që ai mohon” se dyshja ishin në një lidhje serioze.

Ndërkohë ish-operatori i vinçit, i cili la punën e tij në një fabrikë hekuri pas fitores së lotarisë, tha: “Më në fund mund të marr Ferrarin tim të ri. Pastaj do të ftoj miqtë e mi më të mirë në restorantin tonë të preferuar të biftekut”.

“Dhe duket sikur jam gati të bëhem pronar i ri i një penthouse fantastik në kodrat e Stambollit. Për mua kjo do të ishte një ëndërr e realizuar”.

Tani, Kursat – djali i emigrantëve turq – thotë se dëshiron diçka që paratë nuk mund ta blejnë – një grua.

“Ju lutem, vini në dukje në historinë tuaj se unë jam ende beqar”, citohet të ketë thënë ai.

“Ajo mund të jetë bjonde apo brune, nuk më intereson”.

“Dua vetëm të bie në dashuri, kërkoj një grua që i pëlqen të udhëtojë dhe është gati të krijojë një familje me mua”.

I liruar nga një dënim 27 muaj burg për mashtrim dhe grabitje, Chico i ofroi vetes mundësinë për të reflektuar, duke thënë: “Unë kam qenë gjithmonë i papërshtatshëm për familjen sime. Shumë njerëz më kanë fshirë. Ata thanë se kam mbaruar”. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Stjuardesa mbeti e shtangur kur pa se çfarë fshihej në bagazhin e brendshëm të aeroplanit

Stjuardesa mbeti e shtangur kur pa se çfarë fshihej në bagazhin e brendshëm të aeroplanit

Fun
Askush nuk mund t'i rezistojë videos gazmore të tre britanikëve të dehur

Askush nuk mund t'i rezistojë videos gazmore të tre britanikëve të dehur

Fun
Mundësi i njohur ngre me një dorë gruan më të vogël në botë, reagojnë përdoruesit e rrjeteve sociale

Mundësi i njohur ngre me një dorë gruan më të vogël në botë, reagojnë përdoruesit e rrjeteve sociale

Fun
Amerikani shënon rekord të ri botëror duke thyer 110 lapsa në vetëm një minutë

Amerikani shënon rekord të ri botëror duke thyer 110 lapsa në vetëm një minutë

Interesante
E priste të dashurin për ta takuar, përballet me nënën e tij

E priste të dashurin për ta takuar, përballet me nënën e tij

Fun
Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Fun
Kalo në kategori