Prezantuesi dhe producenti i njohur, Turjan Hyska, ka ndarë së fundmi mendimet e tij për formatin më të ndjekur televiziv në Shqipëri, Big Brother VIP, gjatë një interviste në emisionin “Andale” të Dalina Buzit.

I njohur për projektet e tij të shumta në televizion dhe për eksperiencën e gjatë në prodhime argëtuese, Hyska nuk kurseu fjalët e mira për ekipin e Top Channel-it që realizon këtë spektakël gjigant.


“Big Brother-i i Top Channel-it, për gjykimin tim, është gjëja më e mirë e realizuar ndonjëherë në atë sektor. Nuk është aq e thjeshtë sa mendojnë njerëzit. Është një format tmerrësisht i vështirë”, u shpreh ai.

Foto: TikTok

Tutje theksoi: “Për këtë heq kapelën dinë ta bëjnë atë”.

Më tej, Turjani pranoi se do të kishte dëshiruar të ishte pjesë e një projekti të tillë në rolin e moderatorit, por një mundësi e tillë nuk i është ofruar deri më tani.

“Atë do të doja ta kisha bërë unë një herë. Nuk më kanë ofruar ndonjëherë”, shtoi në vazhdimësi.

Këto deklarata kanë tërhequr vëmendjen e publikut, sidomos duke ditur se Hyska është një ndër figurat më aktive në televizionin shqiptar, me projekte dhe formate të tjera argëtuese që kanë fituar popullaritet të madh ndër vite.

@andale.al Videon e plotë e gjeni në kanalin tonë në YouTube/ ANDALE AL
♬ original sound - Andale.al

Nëpërmjet komenteve të tij, Hyska shfaqi respektin profesional për një format që ka dominuar ekranet dhe ka shndërruar personazhet pjesëmarrëse në yje të vërtetë të shoubizit shqiptar. /Telegrafi/