LAJMI I FUNDIT:

Turizmi në Maqedoni vazhdon të ketë rritje

Turizmi në Maqedoni vazhdon të ketë rritje

Gjithsej 84.018 turistë e kanë vizituar Maqedoninë në shtator të këtij viti, që është për 6.1% më shumë se sa i njëjti muaj i vitit të kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), janë regjistruar 197.122 bujtje, që është një rritje prej 7 herësh.


Numri i turistëve vendas është rritur për 22.7%, kurse i atyre të hauj, për 0.9%, ndërkaq numri i bujtjeve të turistëve vendas është rritur për 21.9%, kurse i atyre të huaj, për 1.1%.

Rritja e turistëve regjistrohet edhe në aspekt të nëntë muajve, pra nga janari e deri në shtator, ku numri i turistëve është rritur për 4.3%, kurse i bujtjeve, për 2.3%./Telegrafi/