LAJMI I FUNDIT:

Turizmi në Maqedoni shënon rritje

Turizmi në Maqedoni shënon rritje

Sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetëror për Statistika është rritur numri i turistëve në janar të vitit 2016 për 16.3%, krahasuar me janarin e vitit 2015, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Gjithsej në janar ka patur 38162 turistë. Gjithashtu rritje është shënuar edhe në fletjet, që kanë arritur në 78667, pra 20.2% më tepër se janari i vitit të kaluar.


Turistët vendas është shënuar rritje prej 14.8%, kurse numri i turistëve të huaj është rritur për 17.5%. Edhe në këtë rast rritjet e fletjeve janë për 27.7% më të larta se janarin e vitit të kaluar, te turistët vendas, si dhe ka rritje të fletjeve prej 13.6% e turistëve të huaj./Telegrafi/