LAJMI I FUNDIT:

Turizmi kulturor në rritje, Apolonia pret rreth 300 turistë në ditë

Turizmi kulturor në rritje, Apolonia pret rreth 300 turistë në ditë

Parku Arkeologjik i Apolonisë në afërsi të qytetit të Fierit është një nga pasuritë arkeologjikë me të vizituara gjatë verës në Shqipëri. Çdo ditë ai vizitohet nga rreth 300 turistë.

Turizmi kulturor çdo vit po tërheq akoma dhe më shumë turistë. Në parkun e Apolonisë, të huajt nisin turin e tyre që në orët e para të mëngjesit, për të shmangur temperaturat e larta të drekës.


“Apolonia është një vend mjaft i mirë për tu vizituar. Pamë muzeun dhe tani po shohim pjesën jashtë, ju keni njw histori mjaft unike. Ne i planifikojmë këto udhëtime herët në mëngjes, kur mund të levizësh. Pasdite më shumë shkojnë në plazh”, tha një nga turistet për Euronews Albania.

Të huaj dhe shqiptarë, njihen me historinë e lashtë të qytetit antik.

“Udhëtimi ishte mrekullueshëm. ishte një zbulim i pabesueshem. Në fakt situata klimatike na kushtëzon . Sot ora është 12 temperatuar 35 gradë por jemi këtu. Shëtitje të kësaj natyre do të ishte mire të bëheshin me herët afër mëngjesit ose pasdite. Por gjerat e bukura shijohen edhe duke u munduar pak”, thotë një tursit tjetër.

“Është dita e pare në Shqipëri. Është gjithashtu hera e parë këtu. Është pak nxehte për mua pasi vij nga Belgjika ku gjithmonë bie shi. E vleresoj organizimin. Vendi është shumë interesant. Ka shume gjera për të pare në Shqipëri. Kemi dhe guide shumë të mire, na ndihmon shume”, shton një turist tjetër.

Në Apoloni në dite janë më shume se 200 – 300 turiste qe vijnë të shohin nga afër bukuritë që ofron ky park. Polakët kryesojnë nga u takon turistëve, pasuar nga ata Cek dhe Spanjollë, të ndjekur nga italianët dhe turistët franceze. /Telegrafi/