LAJMI I FUNDIT:

Turizmi botëror shënon rënie për mbi 70 për qind

Turizmi botëror shënon rënie për mbi 70 për qind

Niveli i turizmit në vitin 2021 ishte 72 për qind më i ulët se në vitin 2019, thuhet në të dhënat e Organizatës Botërore të Turizmit.

Sipas tyre, turizmi botëror përjetoi një rritje me 4 për qind në vitin 2021, krahasuar me vitin 2020, ku numri i turistëve u rrit me 15 milionë, duke shkuar në 415 milionë në total.


Dy kontinentet më të goditura janë Evropa dhe Amerika, të cilat shënuan një rritje më të lartë të turizmit më 2021 krahasuar me vitin 2020.

Evropa regjistroi një rritje prej 19 për qind, ndërsa Amerika me 17 për qind. Por, të dyja mbeten 63 për qind nën nivelet e parapandemisë COVID-19. /Telegrafi/