LAJMI I FUNDIT:

Turizëm i “kripur”, për vitin 2024 Shqipëria do të jetë deri në 35% më shtrenjtë

Turizëm i “kripur”, për vitin 2024 Shqipëria do të jetë deri në 35% më shtrenjtë

Nëse në 2023 çmimet për pushimet verore i konsideronit të larta, viti aktual do t’ju përballë me më shumë kosto.

Shqipëria do të jetë edhe më e kripur. Zhvillimi i sektorit të turizmit duke sjellë më shumë të huaj në vend pritet të rrisë çmimet si për agjencitë e udhëtimit, por edhe strukturat akomoduese e restorantet.


Për një paketë turistike që përfshin fluturimin, akomodimin dhe pjesërisht ngrënien deri në 700 euro, një turist në 2024-ën do të paguajë nga 30-35% më shtrenjtë.

“Ne do kemi një rritje të turistëve. Është turizmi i organizuar që i kemi kontratat të lidhura më parë. Referuar kontratave kemi 30-40% rritje të kërkesave. Nëse flasim për turizëm të organizuar me kontrata të parapaguara kemi rritje 30-35% më shtrenjtë paketa.”, tha Rrahman Kasa, kryetar i Unionit Turistik Shqiptar.

Sipas agjencive turistike prenotimet nga të huajt për muajt e verës (korrik, gusht) tashmë janë të ezauruara në 90% të tyre. Por për të shmangur efektin boomerang atë të zhgënjimit të turistëve për shërbim sa më cilësor, strukturat kanë lidhur kontrata të sigurta me vendet aziatike me staf të kualifikuar.

Me ndërmjetësimin e Ministrisë së Ekonomisë, kreu i Unionit turistik thotë se këta punonjës pritet të mos e përdorin më Shqipërinë si një vend tranzit drejt shteteve të tjera.

“Nga vende që kanë eksperiencë në turizëm siç janë nga Tailanda etj. Këta punonjës do jenë minimum anglisht dhe me eksperiencë. Ajo që është risi se duke u kanalizuar me shtetin sdo kete burokraci apo kosto shtesë. Do kemi lehtësime”, tha Rrahman Kasa, kryetar i Unionit Turistik Shqiptar./A2 CNN

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori