Turistët holandezë të frustruar janë vërshuar në Belgjikën fqinje për t’i shpëtuar një bllokimi të ashpër të Vitit të Ri në shtëpi.
Holanda ka vendosur kufizimet më të rrepta të dimrit në Evropë duke mbyllur dyqanet, restorantet, baret, kinematë, muzetë dhe teatrot jo thelbësore deri në mes të janarit në një përpjekje për të ngadalësuar rritjen e infeksioneve me Covid-19, të nxitur nga varianti Omicron.
Por pikërisht aty pranë, Belgjika deri më tani ka zgjedhur masa më të lehta, pavarësisht frikës se lloji i ri mund të ndezë një valë tjetër infeksionesh në vend, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Vizitorët holandezë ishin në Antwerp të enjten duke bërë pazar dhe duke u ndalur në bare dhe kafene. Madje, më shumë se 7,000 vizitorë holandezë udhëtuan me tren për në qytetin belg vetëm një ditë më parë.
“Ne thjesht donim të shpëtonim nga bllokimi. Gjithçka është e mbyllur, në fakt, ne nuk kemi çfarë të bëjmë”, ka thënë turistja holandeze Charleigh, duke refuzuar të japë mbiemrin e saj.
“Kështu që ne menduam se ishte më argëtuese të vinim në Belgjikë”.
Bizneset lokale thanë se bllokimi në Holandë po ndihmonte në ofrimin e një përfitimi shumë të nevojshëm pas periudhave të vështira gjatë pandemisë.
“Në ditët e fundit, shumica e klientëve të mi janë holandezë”, tha shitësja e akullores Marie. “Pra, është shumë mirë për biznesin tonë”.
Fluksi i vizitorëve vjen pavarësisht paralajmërimeve nga ministri holandez i shëndetësisë dhe madje edhe shërbimi i tij hekurudhor për të mos shkuar përtej kufirit.
“Ne nuk rekomandojmë të udhëtoni në Belgjikë me tren për ditët e ardhshme, përveç nëse është vërtet e nevojshme”, shkroi shërbimi kombëtar i trenave holandeze të mërkurën.
“Për shkak të turmave të mëdha, mbajtja e distancës së mjaftueshme është e pamundur. Ne kemi staf shtesë në platforma dhe do të vazhdojmë të monitorojmë situatën në ditët në vijim”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit