LAJMI I FUNDIT:

Turistët ankohen në polici, një restorant në Venedik iu kërkoi 1,145 euro për tre peshq (Foto)

Turistët ankohen në polici, një restorant në Venedik iu kërkoi 1,145 euro për tre peshq (Foto)

Grupi i turistëve japonez, që ishin për vizitë në Venedik të Italisë, janë ankuar në polici se në një restorant janë detyruar të paguajnë 1,145 euro, për një drekë të thjeshtë.

Vizitorët që janë studentë në Universitetin e Bolonjës, deklaruan se porositën tre peshq të fërguar dhe midhje, në një lokal që ndodhet në sheshin kryesor, transmeton Telegrafi.


Me vetëm nga një gotë ujë për të shoqëruar ushqimin e tyre modest, ata mbetën të tronditur kur në faturë panë çmimin enorm që duhej të paguanin.

Restoranti ku është shërbyer dreka

Megjithatë, nuk është bërë e ditur nëse e kanë paguar, apo çfarë intervenimi ka bërë policia me këtë rast.

Organizatat që merren me të drejtat e konsumatorit, kanë mbrojtur pjesërisht ankesat e tyre, por i kritikuan që nuk ishin të kujdesshëm me porosinë.

“Të ngrënit në qendrën kryesore të qytetit është gjithmonë i kushtueshëm, por faj kanë edhe pronarët e bizneseve që nuk i tregojnë çmimet në meny”, është thënë në raport. /Telegrafi/