LAJMI I FUNDIT:

Turbulencat e tmerrshme dëmtuan enterierin dhe lënduan udhëtarët (Foto)

Turbulencat e tmerrshme dëmtuan enterierin dhe lënduan udhëtarët (Foto)

Një aeroplan i Mayalsia Airlines që po fluturonte nga Londra për në Kuala Lumpur, është përfshirë në disa turbulenca të ashpra.

Për pasojë, shumë pjesë nga enterieri janë shembur, duke rënë mbi udhëtarët që ishin ulur, transmeton Telegrafi.


Turbulenca 2

Sidoqoftë, Airbus A300 ka aterruar si duhet në aeroport, ku kishin marrë lajmin dhe prisnin disa autoambulanca.

Turbulenca 3

Të gjithë 378 pasagjerët janë kontrolluar nga mjeku, megjithëse disa nuk kishin asnjë lëndim, kurse të tjerët me plagë të konsiderueshme pas kontrollit janë lëshuar në shtëpi.

Turbulenca 4

Në fotografitë e postuara në rrjete sociale, shihet momenti pas dridhjeve,që i ka rrëzuar dhe dëmtuar shumë pjesë të brendësisë së aeroplanit. /Telegrafi/

Turbulenca 5