LAJMI I FUNDIT:

“Turbulenca” e stjuardesave për rrogat e papaguara

“Turbulenca” e stjuardesave për rrogat e papaguara

Në shenjë proteste për pagat e papaguara stjuardesat e një kompanie ajrore nga Spanja vendosën të zhvishen dhe të pozojnë lakuriq për një kalendar.

Nëntë stjuardesa të kompanisë ajrore spanjolle “Air Comet” të cilat u zhveshën për të pozuar për kalendarin thanë se e ndërmorën këtë hap për të tërhequr vëmendjen e publikut për situatën në të cilën gjenden.

Kompania ajrore shpalli bankrotin në dhjetor të vitit të kaluar, por u mbeti borxh nga nëntë rroga punëtorëve të vet.

Stjuardesat shpresojnë se do të fitojnë para nga shitja e kalendarëve për të përmirësuar gjendjen e tyre financiare. /Telegrafi/