“Tuneli kokëshkëmb i Murrizit”, kryeministri Rama publikon pamje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama të premten ishte i pranishëm në hapjen e tunelit të Murrizit në Dibër.
Ai kishte bërë të ditur se hapja e tunelit të Murrizit e bën të qasshme edhe të gjithë rrugën e Arbrit. Tuneli është i gjatë 3.7 kilometra dhe do të shkurtojë distancën mes Dibrës dhe Tiranës në vetëm 2 orë.
E sot, kryeministri Rama në Facebook ka shpërndarë pamje nga ky tunel.
“...dhe me pamjet e shumëpritura të dorëzimit të Tunelit kokëshkëmb të Murrizit, dëshmi e faktit kokëfortë se s’ka kala që ne nuk e marrim, ju uroj veçanërisht dibranëve ta gëzojnë bashkimin me Tironën, dhe të gjithëve bashkë një fundjavë të qetë”, shkruan Rama. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
15/03/2025
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































