LAJMI I FUNDIT:

Tunelet e fshehta të Koresë së Veriut, brenda të cilëve mund të strehohen zyrtarët e lartë shtetëror dhe mijëra ushtarë të gatshëm për luftë

Tunelet e fshehta të Koresë së Veriut, brenda të cilëve mund të strehohen zyrtarët e lartë shtetëror dhe mijëra ushtarë të gatshëm për luftë

Koreja e Veriut, një prej vendeve më të izoluara në botë, nuk është për tu çuditur që po ndërton objekte ushtarake nëntokësore.

Qoftë tunele të hapur nën zonën e demilitarizuar përmes të cilëve do të kalonin mijëra ushtarë, apo bunkerë për akomodimin e zyrtarëve të lartë shtetëror, Koreja e Veriut ka ndërtuar objekte nëntokësore të dizajnuar që t’i japin përparësi në luftë, transmeton Telegrafi.

Një nga shembujt më të hershëm të inxhinierisë nëntokësore të Koresë së Veriut, ka qenë zbulimi i disa tuneleve që qonin nga Koreja e Veriut nën zonën e demilitarizuar në drejtim të Koresë së Jugut.

Tuneli i parë është lokalizuar në vitin 1974, rreth një kilometër në jug të zonës së demilitarizuar. Tuneli ka qenë mjaftueshëm i madh, sa që nën të mund të lëviznin deri në dymijë ushtarë brenda një ore.

E gjatë hulumtimeve të kryera në këtë tunel, minahedhësi kishte vrarë oficerin amerikan të marinës dhe tetarin e marinës së Koresë së Jugut. E falë informacioneve që vinin nga Koreja e Veriut, në vitin 1978 u zbulua një tunel edhe më i madh, i gjatë një kilometër dhe i gjerë me dhjetëra metra.

Prej asaj kohe janë zbuluar të paktën katër tunele, të ndërtuar me beton dhe me pllaka të çelikta, energji elektrike, me ndriçim dhe kondicioner me ajër të freskët, korridore për trafik hekurudhor për nxjerrjen e dheut dhe gurëve gjatë ndërtimit të tunelit.

Së bashku, katër tunelet sigurisht se do të mund të strehonin tri brigada nën tokën e Koresë së Jugut. Megjithatë, është vështirë të konfirmohet se sa tunele ekzistojnë. Në një raport thuhet se Kim Il-sung, themeluesi i Koresë së Veriut dhe gjyshi i Kim Jong-un, ka urdhëruar çdo divizion që të hapin nga dy tunele.

Nëse do të realizojë një kërkesë e tillë, në teori do të nënkuptonte se dhjetëra tunele tjera do të mbesnin të pazbuluar. Ish-gjenerali jugkorean Han Sung-chu, pretendon se ekzistojnë të paktën 84 tunele – disa që madje shtrihen deri në qendër të Seulit.

Qeveria jugkoreane  nuk beson se numrat e Hanit janë të saktë, dhe as që verikoreanët janë të aftë të mbërrijnë deri në Seul. Gërmimi i tunelit prej 60 kilometrave do të krijonte një deponi të madhe prej 700 mijë tonelata mbeturina që sateliti do ta filmonte. Por, pavarësisht paralajmërimeve, tuneli i fundit është zbuluar në vitin 1990 dhe duket se Koreja e Jugut beson se rreziku i tuneleve ka kaluar.

Nëse ka kaluar, ndoshta kjo ndodh për shkak se Koreja e Veriut ka vendosur të hap tunele në mënyra të ndryshme. Besohet se forcat ajrore të Koresë së Veriut kanë tri baza të ndryshme nëntokësore në Wonsan, Jangjing dhe Onchunu.

Baza nëntokësore në Wonsan përfshinë pistën e gjatë prej 5.900 metrave dhe të gjerë mbi 50 metra, që kalon përmes një mali të dendur.

Sipas fjalëve të një burri të arratisur gjatë kohës së luftës – aeroplanit NK PLAAF, përfshirë MiG-29 dhe Su-25 Frogfut, do të fluturonin nga baza ajrore konvencionale dhe do të riktheheshin në bazën nëntokësore të forcave ajrore.

Një gjë e tillë është e mundur, sepse mund të pritej që bazat e forcave ajrore të shkatërroheshin shpejtë gjatë luftës. Një “zhvillim” tjetër nëntokësor është seria e bunkerëve në afërsi të zonës së demilitarizuar.

I arratisuri ka zbuluar se në fillim të vitit 2004, Koreja e Veriut ka filluar ndërtimin e bunkerëve që mund të akomodojnë nga 1500 deri në 2000 ushtarë të armatosur në afërsi të kufirit.

Janë ndërtuar të paktën 800 bunkerë, me qëllim që të fshihen njësitë e këmbësorisë nga brigadat e ndryshme, brenda të cilëve do të mund të pushonin gjatë pushtimit të mundshëm.

Besohet se edhe objekte tjera nëntokësore janë ndërtuar për të strehuar zyrtarët e lartë të Koresë së Veriut. Sipas revistës ushtarake jugkoreane, Shtetet e Bashkuara besojnë se ekzistojnë nga 6 deri në 8.000 strehimore të tilla në mbarë vendin.

Këto informacione janë mbledhur nga të arratisurit, që do të mund të ndihmonin në rënien e regjimit në rast të ndonjë lufte.

Besohet se Koreja e Veriut ka qindra shpella ku fshehin artilerinë, në veri të zonës së demilitarizuar. E njohur si Hardenet Artilery Sites (HARTS), tunelet janë ndërtuar në zonat malore.

Artileria përfshin topin 170 milimetra Koksan apo sistemin raketor 240 milimetra, ku mund të lansohen predhat nga brendësia e shpellave dhe më pas të tërhiqen në thellësi të zonave malore për t’u rimbushur e sulmuar sërish.

Këto vende përdoren për të ofruar mbështetje gjatë pushtimit të Koresë së Jugut apo për sulm të drejtpërdrejtë mbi Seulin. Nga viti 1986, vlerësohet se ekzistojnë 200 deri në 500 HARTS-a.

Sipas raporteve të Institutit Nautilus, gjithashtu besohet se Koreja e Veriut “ka lokacione të radarëve që mund të ngritën mbi sipërfaqen e tokës ngjashëm sikurse periskopët nga nëndetëset”.

Si do të ballafaqoheshin Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut me këto objekte nëntokësore në kohë luftë? Do të duhej të lokalizonte këto objekte. Ato vështirë se mund të detektohen nga satelitët, kurse mbledhja e informacione nga të arratisurit ndoshta do të ishte mënyra më e mirë për t’u mësuar më shumë për to. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Biden thotë se kombet arabe,

Biden thotë se kombet arabe, "të përgatitura për të njohur plotësisht Izraelin" për herë të parë

Botë
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Kalo në kategori