Gazetarja e njohur, Gjeraqina Tuhina, e cila tash e dy dekada raporton për zhvillimet në Bruksel, ka thënë se kushti i Demarkacionit është i pashmangshëm për Kosovën në rrugën drejt liberalizimit të vizave.
Ajo, duke komentuar udhëtimin e kryeministrit, Isa Mustafa, në Bruksel, për të parë mundësinë e anashkalimit, të paktën të përkohshëm, të Demarkacionit dhe liberalizimin e vizave pa këtë kusht, ka thënë se dicka e tillë është tepër vështirë e realizueshme.
“Në aspektin ligjor nuk mund të përjashtohet kushti për Demarkacionin. Kërkesa e Mustafës ndoshta në aspektin teknik mund të anashkalohet, por është shumë e komplikuar. Pasi çështja e Demarkacionit është përmendur shumë dhe është çuar pluhur shumë rreth kësaj çështje. Prishtina zyrtare s’mund t’i ikë kushtit të Demarkacionit”, ka thënë Tuhina, në Ora e Fundit në Klan Kosova.
Por, ajo shtoi se megjithatë nuk ekziston vetëm kushti i Demarkacionit, por edhe ai i luftimit të korrupsionit.
“Kemi të bëjmë me dy kushte, jo vetëm me një kusht – edhe me kushtin që është lufta kundër korrupsionit. Për liberalizmin e vizave vendosin ministrat e shteteve anëtare dhe ata janë të pamëshirshëm, merren me statistika dhe s’çajnë kokën për situatën politike. Nëse Demarkacioni kalon qysh nesër, prapë vizat mund të liberalizohen tek afër vitit të ri. Kushti i dytë, ai i luftës kundër korrupsionit, është shumë më i ndërlikuar, aty nevojiten statistika dhe duhet të bindën ministrat e shteteve anëtare të BE-së”, tha ajo.
Gazetarja veterane tha se Bashkimi Europian e ka kuptuar se ka lënë anash Ballkanin dhe kjo u ka mundësuar shteteve si Rusia e Turqia të bëhen faktorë në rajon.
“Ballkani Perëndimor ka qenë jashtë fokusit të Bashkimit Europian dhe kjo ka krijuar situatë të re dhe prandaj kanë luajtur rol të rëndësishëm faktorë të tjerë të jashtëm – e kam fjalën për Rusinë dhe Turqinë. BE ka frikë se faktorët e jashtëm kanë ndikim në Ballkanin Perëndimor si Rusia dhe Turqia dhe kjo Brukselit nuk i pëlqen”, tha Tuhina. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri