Tuchel zhvillon seancën e parë stërvitore te Bayerni – shqelmon nga pas Leroy Sanen dhe e ndau nga pjesa tjetër e skuadrës

Tifozët kanë mbetur të habitur pasi Thomas Tuchel goditi Leroy Sane gjatë seancës së tij të parë stërvitore në Bayern Munich.
Ish-trajneri i Chelseat më pas e ndaloi anësorin për të biseduar larg pjesës tjetër të skuadrës.
Dyshja po bisedonin në skajin e fushës stërvitore ndërsa Tuchel insiston të zbatojë stilin e tij në skuadrën e Bavarezëve.
Dhe fansat kanë folur për këtë veprim në rrjetet sociale.
Njëri shkroi në Twitter: "Kjo është një mënyrë e keqe për të nisur aventurën e tij".
I dyti shkroi: "Ai tashmë po i tregon drejtimin Sanes për muajin e ardhshëm. Më pëlqen".

Nga
Telegrafi
28/03/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































