LAJMI I FUNDIT:

Tuchel shpjegon lëvizjen gjeniale për të inkuadruar Arrizabalagan në vend të Mendyt për pritjen e penalltive ndaj Villarrealit

Tuchel shpjegon lëvizjen gjeniale për të inkuadruar Arrizabalagan në vend të Mendyt për pritjen e penalltive ndaj Villarrealit

Thomas Tuchel ka shpjeguar se si erdhi deri te marrja e vendimit të mençur për të zëvendësuar Edouard Mendy me Kepa Arrizabalaga në fitoren e Chelseat ndaj Villarrealit në Superkupën e Evropës të mërkurën mbrëma.

Gjermani fitoi trofeun e tij të dytë të madh evropian brenda disa muajsh me Blutë, pasi ekipi i tij mposhti Villarrealin me rezultatin 6-5 në penallti pas barazimit 1-1 në kohë të rregullt dhe vazhdime.

Ndërsa koha shtesë po mbaronte dhe ndëshkimet po fillonin, Tuchel hoqi një fletë nga libri i Louis van Gaal kur largoi portierin e zgjedhur Mendy dhe e inkuadroi Arrizabalagan në minutën e 119-të për t’i pritur penalltitë.


Chelsea fiton Superkupën e Evropës, mposht pas penalltive Villarrealin
Lexo po ashtu Chelsea fiton Superkupën e Evropës, mposht pas penalltive Villarrealin

Ishte një thirrje mjaft sublime pasi spanjolli priti dy penallti, duke mohuar goditjet e Aissa Mandi dhe Raul Albiol, për të fituar trofeun në Belfast.

Në mënyrë të pabesueshme, Tuchel pranoi se zëvendësimi ishte plotësisht i planifikuar dhe diçka për të cilën ai kishte menduar që nga ndeshja e tij e parë me eliminim direkt në muajin shkurt.

“Nuk ishte spontane. Ne folëm për këtë me portierët kur erdhëm në ndeshjen e parë të kupës kundër Barnsley. Ne kishim disa statistika”, ka thënë fillimisht Tuchel për BT Sport pas ndeshjes.

“Ne ishim të përgatitur mirë që Kepa ka përqindjen më të mirë në pritjen e penalltive”.

“Djemtë që analizuan, trajnerët e portierëve më treguan dhe më prezantuan me të dhënat dhe pastaj folëm me lojtarët dhe u treguam se mund të ndodhë në ndeshjet e kupës”.

“Ne folëm me lojtarët dhe Edou ishte fantastik. Ne bëjmë atë që duhet të bëjmë për ekipin. Ka prova që Kepa është më i mirë në këtë disiplinë dhe këta djem janë lojtarë të vërtetë të ekipit”.

“Jam i lumtur për Kepën dhe për Edoun që ka një portier si ky që nuk tregon krenarinë për të mos dalë nga fusha. Ai është i lumtur ta bëjë këtë për ekipin dhe ta marrë këtë vendim për ekipin”, përfundoi trajneri i Chelseat. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Kalo në kategori