LAJMI I FUNDIT:

Tuchel i pakënaqur me vendimin e Gjermanisë për të luajtur në Amerikën e Veriut

Tuchel i pakënaqur me vendimin e Gjermanisë për të luajtur në Amerikën e Veriut

Trajneri i Bayern Munich, Thomas Tuchel, kritikoi Federatën Gjermane të Futbollit për vendimin që morën për të luajtur  ndeshjet në Amerikën e Veriut gjatë pushimit me kombëtare.

Kombëtarja gjermane do të përballet me Amerikën dhe Meksikën në disa ndeshje miqësore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë pushimit me kombëtare në tetor.

Orari i ngjeshur i “Die Mannschaft” e ka lënë të frustruar shefin e Bayernit, Tuchel, i cili kritikoi vendimin e tyre për të organizuar miqësore jashtë vendit edhe në Amerikën e Veriut.


Ish-trajneri i Chelseat ishte gjithashtu i hutuar se pse Gjermania do të luante një ndeshje jashtë shtëpisë kur do të jenë nikoqir të  Kampionatit Evropian në më pak se një vit.

Duke folur për gazetarët, Tuchel tha: “Nuk e di nëse do të isha i interesuar të luaja kundër Meksikës në Amerikë para një turneu në Gjermani. Nuk e di nëse dikush mund ta shpjegojë këtë në një mënyrë që unë ta kuptoj. Nuk e di kush e ka vendosur, por është vendosur”.

Julian Nagelsmann do të jetë në krye të kombëtares gjermane për herë të parë më 14 tetor kur do të përballet me Amerikën. Katër ditë më vonë, ata do të udhëtojnë për në Filadelfia ku është planifikuar të përballen me Meksikën./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi ka refuzuar lëvizjen e Man Cityt për yllin e ekipit

Real Madridi ka refuzuar lëvizjen e Man Cityt për yllin e ekipit

La Liga
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ronaldo i pakënaqur me zëvendësimin e hershem – u largua duke bërë gjeste i frustruar

Ronaldo i pakënaqur me zëvendësimin e hershem – u largua duke bërë gjeste i frustruar

Ligat tjera

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Kalo në kategori