Tubim solidarizues edhe në Tetovë

Këshilli i organizatave joqeveritare shqiptare ka ftuar të gjithë qytetarët të jenë pjesëmarrës në këtë tubim solidarizues që i dedikohet ish-kryeministrit Haradinaj në shenjë përkrahje ndaj procesit gjyqësor kundër tij në Tribunalin e Hagës.
Këshilli i Organizatave Shqiptare apelon tek të gjithë qytetarët që të bashkohen masovikisht në datën 7 tetor 2010, me fillim në orën 18:00, në sheshin e Tetovës.
Ky tubim solidarizues do të pasurohet edhe me këngëtarë të njohur të estradës shqiptare si: Genta Ismaili, Vesa Luma, Drenusha Latifi, Grupi Skillz, dhe të tjerë. Sponsorizues teknik i këtij evenimenti është komuna e Tetovës. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































