LAJMI I FUNDIT:

Tuberkulozi kërcënon Maqedoninë veriperëndimore

Tuberkulozi kërcënon Maqedoninë veriperëndimore

Maqedonia veriperëndimore apo zonat e banuara kryesisht me popullsi shumicë shqiptare janë më të goditura nga sëmundja e tuberkulozit. Sipas statistikave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë në vend për çdo vit regjistrohen rreth 400 deri në 500 raste të reja të të infektuarve nga kjo sëmundje. Instituti për sëmundjet e mushkërive dhe tuberkulozit në Shkup ka bërë të ditur se ndër rajonet më të goditura është ai i Dibrës, ku kohë pas kohe vërehet rritje e numrit të të sëmurëve dhe se kjo epidemi nuk mund të mbahet nën kontroll.

“Për çdo vit zbulohen 400 deri në 500 raste të reja të tuberkulozit. Në vitin 2009 janë zbuluar 473 raste”, ka theksuar Biljana Ilievska – Popovska, drejtoresha e Institutit për Sëmundje të mushkërive dhe tuberkulozit. Sipas saj, nga kjo sëmundje në vit vdesin prej 20 deri në 25 persona. Mirëpo drejtuesit e këtij Instituti theksojnë se kjo epidemi për çdo vit po shënon rënie në krahasim me trendet e së kaluarës.

Ministria e Shëndetësisë ka tërhequr vëmendjen lidhur me praninë e vazhdueshme të kësaj epidemie, ndërsa lidhur me këtë ekziston edhe Programi kombëtar për kontrollin e kësaj sëmundje. Shoqata e pneumatalogëve ka bërë thirrje që kjo sëmundje me kohë të zbulohet dhe të bëhet shërimi i shpejt i rasteve. /INA/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Një ushqim që na shkurton jetën me 36 minuta sa herë e hamë

Një ushqim që na shkurton jetën me 36 minuta sa herë e hamë

Të njohim produktet
Kalo në kategori