Guaska të vendosura përballë njëra-tjetrës, dyer të vendosura keq që nuk mbulojnë çfarë ndodhë brenda, apo panele krejtësisht transparente, janë disa prej rasteve më ekstreme të tualeteve, transmeton Telegrafi.

Ndodhë që guaska të jetë vënë nën një raft, apo edhe në pushimoren mes dy parë shkallëve.

Lëshime të arkitektëve, apo pronarë të pakujdesshëm, e kanë vënë letrën higjienike shumë larg guaskës, që është e mundimshme të merret për të kryer pastrim.

Më poshtë mund të shihni disa prej këtyre tualeteve, që nuk ofrojnë aspak privatësi dhe janë të padëshirueshme. /Telegrafi/