Partitë politike kanë filluar të bëjnë publik kandidatët me të cilët do të garojnë në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen vjeshtën e këtij viti.
Nga pak emrat që tashmë dihen, ende nuk ka gra të cilave partia u ka besuar udhëheqjen e komunave. Shoqëria civile po kërkon nga partitë politike që të kandidojnë më shumë gra në zgjedhjet lokale, sidomos për pozitën e kryetares së komunës.
Pjesëmarrja e grave në zgjedhje dhe nominimi i tyre për të drejtuar komunat, po konsiderohet e domosdoshme. Njësoj edhe ndalimi i praktikes së votës familjare, për t’u dhënë mundësi pastaj grave të kërkojnë votën dhe të dëshmohen në udhëheqjen lokale.
Udhëheqësja e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore, Luljeta Demolli thotë për KosovaPress, se fillimi i prezantimit të kandidaturave i ka lënë të zhgënjyer.
“Tashmë është e tejkaluar dhe është qesharake ai argumentimi i partive politike se nuk kemi gra për t’i vendosur si kandidaturë për zgjedhje lokale, nuk është e vërtetë, veç e shohim tash krejt Parlamenti është plot gra të zonja, kemi gra të zonja gjithandej, është absurde një argumentim i tillë, nuk kemi gra me i vendosë, është ajo lidhja vëllazërore, është çështje e biznesit, është çështje e interesave, është çështje e pushteteve lokale, është e votës familjare sepse e kanë më të lehtë të kyçen me atë votën familjare një votë një shtëpi, shkon flet në odë me plakun e katundit, ia siguron votat dhe është krejt e thjeshtë qysh vjen pastaj në ato pushtete lokale, por është shumë keq”, thotë ajo.
Bekim Salihu, hulumtues në Institutin GAP, thotë se partitë nuk po e japin shembullin e duhur duke kandiduar në përqindje më të madheQ burra.
“Faji pse nuk kemi gra në pozitën e kryetares së komunës vije pikërisht për faktin që partitë politike e shpërfillin parimin që të ofrojnë edhe emra grash në listat e tyre për kryetar të komunave sepse në kuvende komunale është për obligim ligjor që të ketë së paku 30% por ky obligim ligjor nuk i detyron tek propozimet për kryetar të komunave, ndërkaq përjashtuar aspektin ligjor, brenda parimeve të qeverisjes së mirë do të duhet që partitë̈ politike të propozonin edhe gra për të udhëhequr me komunat dhe kjo padyshim që do të reflektonte mirë edhe në pikëpamje të imazhit të vendit”, thotë ai.
E Qëndrim Arifi nga organizata INPO, thotë se gratë nuk janë pjesëmarrëse në masë të duhur edhe në takimet për buxhet e dëgjime të tjera të organizuara nga komunat.
“Përveç që është e nevojshme, është e domosdoshme pjesëmarrja e gruas në zgjedhje, pjesëmarrja e gruas në përfaqësime të ndryshme qoftë lokale, qoftë qendrore, mirëpo është e domosdoshme edhe t’i prijë një komune të caktuar një grua…Dimë që pak gra e pak burra marrin guximin të vetkandidohen si kandidat të pavarur sepse këtu është dominonte çështje partiake dhe e ke vështirë të depërtosh nëse nuk je i propozuar ose e propozuar nga një parti politike, kështu që e vetmja mënyrë është të propozohen kandidatet gra nga partitë politike. Ne duhet t’i rrisim standardet e zhvillimit si shoqëri dhe të përfaqësohemi edhe nga gratë në të gjitha sferat”, thotë ai.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë kësaj jave ka takuar partitë politike për konsultim rreth datës së zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen në muajin tetor.
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Escobar: Lajçak ka mbështetjen e plotë, nuk mendoj se një vend prej një milion e gjysmë do ta bindë komunitetin transatlantik të ndryshojë taktikat e tij

Osmani takohet me Biden: Aleanca e lirisë, aleanca e përjetshme

Dyshohet se morën pjesë në vrasje, tortura e dëbim të popullatës civile – policia jep detaje për arrestimin e tre serbëve në Vushtrri

Digjet një automjet i policisë në Shkabaj të Obiliqit

Krahasimi, sa para kursehet në Gjermani dhe sa në Shqipëri?

Përplasja Rama-Rusi, ambasadori Ferit Hoxha: Pa përfunduar dialogu, vështirë se Kosova do të jetë e barabartë në OKB

Lokacioni ideal, ajri i pastër dhe shtëpia e ëndrrave tuaja – kjo ofertë është e duhura për ty! ID-234

Banesa me 57.83m² në Prishtinë është vënë në shitje – pamje mahnitëse dhe opsione të lira pagese! ID-233

SUPER ZBRITJE në tokën me 67.8 ARI me qera në Trudë të Prishtinës – mund të ndahet në tri parcela ID-187

Penthouse luksoz me pamje të mrekullueshme – gjeni vendbanimin e ëndrrave tuaja! ID-232

Kjo tokë afër aeroportit me sipërfaqe 34 ARI është vënë në shitje – mundësia perfekte për zhvillimin e biznesit tuaj ID-231

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals

Edhe mirë edhe lirë – atlete Puma me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

UEFA gjobit Shqipërinë me 44 mijë euro për ekseset në ndeshjen ndaj Polonisë, i jep edhe pesë paralajmërime

Arsenalit iu desh të ndryshonte emrin e stadiumit në Ligën e Kampionëve, arsyja është shumë interesante

Analisti serb mbron Kurtin: Lajçaku ka bërë shumë gabime

"Çfarë po bën ai në ekipin tonë", tifozët shpërthejnë me komente pas një gabimi trashanik nga Barcelona

Përplasja Rama-Rusi, ambasadori Ferit Hoxha: Pa përfunduar dialogu, vështirë se Kosova do të jetë e barabartë në OKB

Publikohet traileri për dokumentarin e Beckham, nëna e tij shqetësohej se do të humbte gjithçka për shkak të Victorias