LAJMI I FUNDIT:

Tre shqiptarë të dënuar për vrasje, përdhunim e drogë, sillen nga Anglia në Shqipëri

Tre shqiptarë të dënuar për vrasje, përdhunim e drogë, sillen nga Anglia në Shqipëri

Tre shtetas shqiptarë të dënuar në Angli për vepra të rënda penale janë ekstraduar për të vuajtur në Shqipëri pjesën e mbetur të dënimit. Të ekstraduarit janë të dënuar për vrasje, trafik droge dhe marrëdhënie seksuale me dhunë.

Pasi është pranuar kërkesa e tyre që të transferohen për të vuajtur dënimin në burgjet shqiptare, Interpol Tirana ka bërë ekstradimin me njoftim paraprak. Burime zyrtare të Policisë së Shtetit thanë se ekstradimi i tyre është kryer në orën 12:30 të së mërkurës.


Ata janë Massimo Fishti, 37 vjeç, nga Tirana, i dënuar me 21 vite burg për vrasje, Sadri Lika, 38 vjeç, nga Durrësi, i dënuar me 20 vjet burg për trafik droge, dhe Edison Mulaj, 21 vjeç, nga Kukësi, i dënuar me 12 vjet burg për përdhunim e grabitje, shkruan Panorama.

I dënuari për vrasje 

Rreth dy vite më parë, një gjykatë londineze dënoi me 21 vite burg një emigrant shqiptar, i cili, pas një zënke gjatë një loje shahu, goditi me thikë një fqinjin e tij rumun. Gjykata vendosi dënimin me burgim të përjetshëm për Massimo Fishtin, me të drejtë daljeje përpara një komisioni vlerësues pas 21 vitesh nga nisja e dënimit. Ai akuzohet se, mbrëmjen e datës 25 prill 2015, goditi për vdekje me thikë në zemër shtetasin rumun Ioan Suditu, 40 vjeç, baba i dy fëmijëve.

Trafiku i kokainës 

Në vitin 2013, një operacion i strukturave kundër krimit të organizuar në Britaninë e Madhe zbuloi 18 kg kokainë të pastër, që po trafikohej përmes një kamioni frigoriferik nga tre shtetas shqiptarë. Policia arrestoi Sadri Likën, që tashmë u ekstradua për të vuajtur në Shqipëri dënimin e mbetur, Sdamet Gjorllakën dhe Adriatik Spahiajn, nga Kosova. Fillimisht u arrestua shtetasi kosovar, pasi hetuesit vunë re një kamion frigoriferik me regjistrim slloven, të parkuar në një vend të dyshimtë. Nga verifikimet e kryera në kamion u zbuluan 18 kg kokainë, që ishte fshehur mes një ngarkese të ligjshme me akullore. Drejtuesi i kamionit ishte shtetasi kosovar, por menjëherë pas tij Policia u vu në ndjekje të bashkëpunëtorëve, që lëviznin me një automjet tjetër, të cilët po ashtu u arrestuan.

Përdhunimet 

Një adoleshent shqiptar, i cili sulmoi brutalisht dhe abuzoi seksualisht me dy gra në qendrën e qytetit Gravesend, në Britaninë e Madhe, u dënua me 12 vjet burg në qershor të vitit 2015. Edison Mulaj, aktualisht 21 vjeç, djali i një polici shqiptar, i sulmoi viktimat e tij në shkurt dhe në mars të vitit 2015, pasi kishte ardhur në Britaninë të Madhe në nëntor të një viti më parë. Njëra nga gratë ishte duke shkuar në shtëpi, pasi po kthehej nga puna dhe e dyta ishte gjithashtu duke ecur në këmbë për në shtëpi, në orët e para të mëngjesit pas largimit nga një klub nate.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori