LAJMI I FUNDIT:

Tsipras: Me shumë mund arritëm deri tek marrëveshja historike

Tsipras: Me shumë mund arritëm deri tek marrëveshja historike

Mbi çështjen e Maqedonisë, me shumë mund arritëm deri tek marrëveshje historike sipas linjave kombëtare dhe të ruanim interesin kombëtar, tha kryeministri grek Alexis Tsipras, duke folur për “Greqinë në epokën e re”, e cila ishte në të njëjtën kohë tema e fjalës së tij në takimin e sotëm të komitetit qendror të SYRIZA-s.

Tsipras foli për arritjet e partisë gjatë tre viteve e gjysmë, derisa është në pushteti, ai iu referua politikës së jashtme dhe bëri kritika të forta partisë opozitare Demokracisë së Re.


“Në çështjen e Maqedonisë me shumë mund kemi arritur për të nënshkruar një marrëveshje historike duke mbajtur linjën kombëtare për një dekadë të tërë, duke ruajtur interesin kombëtar dhe historinë tonë. Dhe në këtë çështje të madhe, disa mbetën me gojë të hapur, e cila 20-fish e ndryshoi opozitën. Të hënën, të mërkurën, të premten, emër të dakorduar dhe linja nga qeveria e Karamanlis. E martë, e enjte, e shtunë retorik nacionaliste dhe argumentet e Agimit të Artë”, u tha kryeministri grek anëtarëve të Komitetit Qendror të SYRIZA-s, duke kritikuar partia kryesore e opozitës.

Tsipras shpjegoi se në vitet e fundit ata kanë investuar në një politikë të jashtme aktive, më dimensionale, “me kanale të hapura, por gjithashtu me përparësi të plotë në sigurimin e të drejtave sovrane”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori