LAJMI I FUNDIT:

Tsipras: Jam krenar për Marrëveshjen e Prespës, edhe pse ka pasur çmim politik

Tsipras: Jam krenar për Marrëveshjen e Prespës, edhe pse ka pasur çmim politik

“Sollëm vendim të vështirë politik, vendim i cili nuk guxuan ta sjellin paraardhësit e mi, në kundërshtim me rrymën e populizmit dhe edhe pse ka pasur ndikim dhe çmim politik në tërë Greqinë, jam krenar për këtë”, thotë kryeministri grek Alexis Tsipras në një intervistë për televizionin shtetëror ERT lidhur me Marrëveshjen e Prespës dhe pasojat nga ajo për qeverinë aktuale.

“Duhet të pranoj se ishte vendim i guximshëm dhe i rëndë politik, por për të cilin jam krenar. Jam krenar edhe unë edhe qeveria ime dhe natyrisht, jam i sigurt se krenar është edhe ministri i atëhershëm i Punëve të Jashtme Nikos Kotzias, që e kundërshtuam në rrymën e asaj periudhe për ta mbrojtur interesin kombëtar, sepse të gjithë ata të cilët mendojnë se do të jetë temë qendrore në konfrontimin parazgjedhor, nuk ishte dhe nuk është sepse nuk kemi humbur asnjë Maqedoni, jo vetëm që nuk kemi humbur, por është sendërtuar prestigji i vendit”, ka thënë kryeministri grek dhe theksoi se tani vendi është në pozitë që të mund të orientohet ndaj lindjes “ku është rreziku i vërtetë”.


Tsipras shtoi se në të njëjtën kohë, aeroplanët ushtarak grekë e jo turk “janë ata të cilët e mbikëqyrin hapësirën ajrore të vendit fqinj, i cili është aleat strategjik”.

Për ndikimin e marrëveshjes, Tsipras sqaron se ekziston edhe ndikim edhe çmim politik, por jo në Greqinë veriore siç disa kanë pritur dhe kanë parashikuar, por në tërë vendin , sepse Marrëveshja e Prespës i hodhi poshtë në hije masat pozitive ekonomike qeveritare.

“Jam krenar, por mendoj se ka pasur ndikim. Mund të shihet në Greqinë veriore por ka pasur në tërë Greqinë. pasi në periudhën kyçe kur vendi doli nga memorandumet dhe vendi frymoi dhe unë në Panairin ndërkombëtar në Selanik, si kryeministër, për herë të parë pas tetë vitesh paralajmërova masa pozitive, krijoi klimë të konfrontimit politik dhe paralizim, paralizim të gjerë, në të cilin qeveriste tema e identitetit, e jo ajo ekonomike, që në plan të dytë i la rimëkëmbjen, prosperitetin dhe shpresën që pas vështirësive të mëdha përfundimisht erdhi për vendin. Që do të thotë se na bën dëm. Ka pasur çmim politik, por jo çmim të ndarjes mes veriut dhe jugut, siç disa kanë parashikuar, por ka ekzistuar në nivel të tërë Greqisë”, sqaron Tsipras.

Kryeministri grek në intervistën për ERT që zgjati një orë e 45 minuta, konfirmoi se zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Greqi do të mbahen më 7 korrik.

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori