LAJMI I FUNDIT:

Tryezat, tregues i pjekurisë së partive politike për temat nacionale

Tryezat, tregues i pjekurisë së partive politike për temat nacionale

Në tryezat e organizuara nga subjektet politike me qëllim të arritjes së një konsensusi për temat e rëndësisë nacionale është treguar një shenjë e pjekurisë së këtyre partive edhe pse nuk ka pasur arritje të një rezultati për temat themelore. Kështu kanë vlerësuar për Telegrafin njohësit e rrethanave politike në vend.

Politologu Ramush Tahiri, theksoi se secila parti politike ka synuar që përmes ideve të veta të arrijnë një konsensus për temat e caktuara.


Sipas tij, ka pasur konfrontime deklarative mirëpo s’kapasur arritje të një konsensusi për tema themelore.

“Tryezat ndërmjet partive politike që po mbahen sipas radhës kanë synimin e mirë. Secila parti synon përmes ideve të veta të arrijnë një konsensus për temat e caktuara. E keqja e gjithë këtyre është se ka akuza dhe kundër akuza ndërmjet partive dhe konfrontim deklarativ dhe asnjëherë nuk është arritur një konsensus për tema themelore”, ka thënë Tahiri,për Telegrafin.

Ai po tha se Kosova ka nevojë për një platformë të përbashkët.

“Kosova ka nevojë për një platformë të përbashkët që ka të bëjë me pavarësinë dhe lirinë, e cila duhet të jetë e pa negociueshme”, potencoi Tahiri.

Edhe Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), tha për Telegrafin se temat e rëndësisë nacionale kanë qenë një shenjë e pjekurisë së partive politike.

Ai u shpreh se përtej gatishmërisë për të diskutuar, nuk ka pasur rezultate konkrete.

“Tryezat e partive politike me qëllim të arritjes së një konsensusi për temat e rëndësisë nacionale kanë qenë një shenjë e pjekurisë së tyre. Ishte kjo ndër herët e para që pa ndërmjetësim ndërkombëtar dhe me vullnetin e tyre janë mbledhur përreth një tryeze në përpjekje për të gjetur konsensus. Por përtej gatishmërisë për të diskutuar, aspekt tjera mbesin pa rezultate”, tha Krasniqi.

Sipas tij, këto tema duhet të trajtohen në mënyrë institucionale në Kuvendin e Kosovës dhe jo në takime të mbyllura.

“Përveç kësaj, temat e rëndësisë nacionale duhet të trajtohen në mënyrë institucionale, në Kuvend, dhe jo në takime të mbyllura. Qytetarët duhet të jenë në dijeni për qëndrimet e secilës parti politike. Pajtimi për datën e zgjedhjeve të parakohshme nuk u arrit, ndonëse ky ishte qëllimi fillestar i iniciuesve të tryezës. Përkundrazi edhe kërkesa për zgjedhje është zbehur. Dialogu me Serbinë po vazhdon pa përkrahjen e Kuvendit. Për transformimin e FSK-së në ushtri dhe reformën zgjedhore nuk ka asnjë lëvizje”, tha tutje, Albert Krasniqi nga KDI.

Ndryshe, deri më tash janë organizuara katër tryeza të subjekteve politike. Tryezën e parë e kishte thirrur LK-ja, për të vazhduar me PDK, Vetëvendosjen dhe PSD-në.

Këtotryeza janë organizuar me qëllimin që të arrihen konsensusi nacional për tema të mëdha siç janë: dialogun me Serbinë, transformimi i FSK-së në ushtri të Kosovës si dhe Asociacionit të komunave serbe. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori