LAJMI I FUNDIT:

Truri më së miri funksionon në mbrëmje

Truri më së miri funksionon në mbrëmje

Studimi i kryer në Universitetin Adelaide, ka treguar se, aftësia e trurit të njeriut për të mësuar dhe mbajtur mend, varet shumë nga koha e ditës, dhe se, truri më efektshëm mëson në mbrëmje.

Pos kësaj, është dëshmuar që kjo kohë, është më e mira për operimin e trurit, apo për të marrë terapi e ilaçe.

Shkencëtarët që kanë punuar në studim, mendojnë se rezultatet e studimit të tyre do ndihmojnë, si studentët, ashtu edhe të sëmurit, të cilët janë në shërim të ndonjë lëndimi apo sëmundje të trurit, transmeton Telegrafi.

Deri tek përfundimet e sipërpërmendura, shkencëtarët kanë ardhur pasi që kanë kryer hulumtim me të anketuarit, të cilëve ua kanë mbështjellë një membranë rreth kokës, për të stimuluar aktivitetet e trurit, të cilën e kanë lidhur me simulantin elektrik në dorën e të anketuarit.

Është dëshmuar që truri në mënyrë të ndryshme, kontrollon lëvizjet e dorës në kohë të ndryshme të ditës, dhe se, më së miri funksionon gjatë mbrëmjes. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori