LAJMI I FUNDIT:

Truri i jashtëzakonshëm: Savanti që e mësoi islandishten brenda një jave

Truri i jashtëzakonshëm: Savanti që e mësoi islandishten brenda një jave

Çfarë mund të thuash për dikën që nis të hënën të mësojë një nga gjuhët më të vështira në botë (islandishten), e të premten ta japë një intervistë në atë gjuhë? Këtë e ka bërë anglezi Daniel Tammet, një nga mendjet më unike savante në botë, shkruan Telegrafi.

Tammet (i lindur më 1979 si Daniel Paul Corney) është eseist, novelist, poet dhe përkthyes. Si i ri është identifikuar me autizëm dhe me Sindromën Asperger.


Pos islandishtes, i di edhe 10 gjuhë tjera (anglisht, finlandisht, frëngjisht, gjermanisht, lituanisht, esperanto, spanjisht, rumanisht dhe gjuhën uelsiane). Ndërkaq, talentin më të madh e ka te numrat. Ai e mban rekordin evropian për ta thënë vlerën e numrit Pi (që është i rrumbullakësuar në 3.14 po që vlera reale ka dhjetëra-mijëra shifra) në 22,514 shifra, për pesë orë pandërprerë.

Si savant ai i sheh numrat dhe kalkulimet si peizazhe me forma dhe ngjyra. Por, nëse rri një orë me të, do të mbajë mend distancën mes syve, sa pulla në këmishë kishit dhe gjithçka që keni thënë… por nuk mund të mbajë mend fytyrën.

Shumë libra të tij janë bestseller, ndërkaq është anëtar Shoqërisë Mbretërore të Arteve. /Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
XHUBLETA

XHUBLETA

Poezi
NDARJA

NDARJA

Poezi
Vetëdija jonë

Vetëdija jonë

Fjala+
Aktori Abdurrahman Shala - eprori i dikurshëm i një burgu në Prishtinë, që ndali vrasjet e shqiptarëve!

Aktori Abdurrahman Shala - eprori i dikurshëm i një burgu në Prishtinë, që ndali vrasjet e shqiptarëve!

Kulture
POPULUS ILLYRICUS

POPULUS ILLYRICUS

Poezi
Faith Ringgold: Artistja që kapi shpirtin e ShBA-së

Faith Ringgold: Artistja që kapi shpirtin e ShBA-së

Piktura
Kalo në kategori