Mësoni truqet që mund të jenë shumë të dobishme në jetën e përditshme dhe për shkak të të cilave për dikë do të dukeni si gjeni.
1. Majën e perit spërkateni me llak për flokë. Kështu do ta ngrini dhe më lehtë do të kalojë nëpër gjilpërë.
2. Në kutinë me pe dhe gjilpërë mbani një magnet të vogël. Kështu gjilpërat “ikanake’ do t’i keni gjithnjë bashkë.
3. Kur i jepni dikujt udhëzime për të arritur deri tek ju, dërgoni fotografinë e ndërtesës/shtëpisë suaj për t’ia lehtësuar kërkimin.
4. Para se ta çmontoni ndonjë gjë për ta riparuar, fotografojeni për të ditur se si është dukur saktësisht.
5. Nëse gotat që qëndrojnë njëra në tjetrën ngjiten dhe nuk mund t’i ndani, në të sipërmen hidhni ujë të ftohët dhe pastaj të dyja vendosini në ujë të nxehtë për disa minuta.
6. Për ta nxjerrë më lehtë keçapin nga shishja, në shishe vendosni një kallam dhe nxirreni me të.
7. Për t’i hequr më lehtë dorëzat e gomës, futni duart në ujë të ftohët për disa sekonda.
8. Dritaret nga ana e brendshme lani me lëvizje horizontale, ndërsa nga jashtë në vertikale. Nëse mbesin shenja më lehtë do ta dini se cilën anë duhet ta “ripastroni”.
9. Shishet e ngushta dhe të ndotura, si dhe vazot fshini ashtu që i mbushni me ujë në të cilin do të hidhni një tabletë për pastrimin e protezave të dhëmbëve.
10. Shtoni disa pika vaj për bebet në ujin në të cilin laheni për ta parandaluar bllokimin e tubacionit.
11. Tiketat kokëfortë në produkte i largoni duke nxehur ngjitësin –drejtojeni në to ajrin e ngrohtë nga tharësja e flokëve për disa sekonda.
12. Për të larguar aromën e hudhrës nga duart, fërkoni duart për sipërfaqe nga çeliku i pandryshkur, si rubineti i kuzhinës.
13. Pasqyrën në banjë lyejeni me shkumë rroje dhe fshijeni me leckë të butë – kështu do të parandaloni mjegullimin e pasqyrës gjatë dushit.
14. Mbyllësin e bllokuar të patentit (rajsferslusit) e zhbllokoni ashtu që në të e fërkoni lapsin e thjeshtë (grafiti do të shërbejë si lubrifikant).
15. Për të larguar gërvishtjet nga produktet e qelqit, xhamin fërkojeni me cohën e zhytur në pastë të dhëmbëve.
16. Njollat e kripës nga këpucët e lëkurës largojini ashtu që i fshini me leckë të pastër të pambukut të cilën më herët e keni zhytur në përzierjen e uthullës së bardhë dhe ujit (një lugë uthull dhe një gotë ujë).
17. Nga portokajtë dhe limonët do të përftoni më shumë lëng nëse para se t’i prisni disa herë i rrotulloni me duar nëpër sipërfaqen e fort.
18. I keni pjekur tepër biskotat? Vërini në një enë të mbyllur hermetikisht për një ditë dhe do të zbuten.
19. Pikja e ujit nga rubineti mund të çmend njeriun. Lidhni një spango në maje të rubinetit, por kini kujdes që të jetë mjaft e gjatë, respektivisht të prekë rubinetin. Derisa nuk e rregulloni rubinetin, uji do të bjerë qetësisht në spango dhe jo direkt në lavaman.
20. Për ta hequr çamçakëzin nga flokët, lyeni me gjalpë kikiriku ose vazelinë.
21. Freskoni aromën e atleteve ashtu që në to hidhni sodë bikarboni dhe lëreni të qëndrojë një ditë.
22. Freskoni jastëkët ashtu që për 10 minuta i lëni në makinën tharëse të rrobave në temperaturë të ulët.
23. Për ta larguar dyllin nga qirimbajtësi, lëreni në frigorifer rreth 20 minuta. Dylli do të ndahet vetë pas kësaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të gjithë e kemi këtë produkt në shtëpi dhe bën mrekulli për bimët tuaja
Rruga më e shkurtër në botë – është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë
Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?
Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere
Të gjithë e kemi këtë produkt në shtëpi dhe bën mrekulli për bimët tuaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Madam, stili jot lyp këpucë franceze?
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia