LAJMI I FUNDIT:

Trupi i Mbretëreshës Elizabeth II do të prehet në kishën në Edinburg

Trupi i Mbretëreshës Elizabeth II do të prehet në kishën në Edinburg

Trupi i mbretëreshës pritet të prehet në Katedralen e Shën Giles në Edinburg.

Mendohet se anëtarët e publikut do të lejohen të hyjnë në kishë, e vendosur në Royal Mile të qytetit, për të kaluar pranë arkivolit kur ai të pushojë atje pas rreth tre ditësh.


Mbretëresha Elizabeth II kishte kërkesa të veçanta kur lindte çdo anëtar i ri i familjes
Lexo po ashtu Mbretëresha Elizabeth II kishte kërkesa të veçanta kur lindte çdo anëtar i ri i familjes

Në kishë pritet të marrin pjesë edhe anëtarë të familjes mbretërore, raporton bbc.

Ata do të mbajnë një vigjilje prekëse, të njohur si Vigjilja e Princeshës, rreth arkivolit të Mbretëreshës.

Përgatitjet kanë filluar për mbërritjen e arkivolit të Mbretëreshës dhe rrugët përreth Royal Mile u mbyllën të premten në mëngjes.

Barriera janë vendosur gjithashtu në rrugë, me një hendek të madh në mes për të lejuar kalimin e procesionit. Dy oficerë policie dhe dy roje u vendosën jashtë hyrjes së katedrales.

Mbreti Charles III i drejtohet për herë të parë kombit, i bëri homazhe edhe Mbretëreshës Elizabeth II
Lexo po ashtu Mbreti Charles III i drejtohet për herë të parë kombit, i bëri homazhe edhe Mbretëreshës Elizabeth II

Në një postim në Twitter, ministri i kishës, Reverend Calum MacLeod, tha se “Ndërsa kombi mban zi për një sovran të dashur, kongregacioni e falënderon për shërbim të rrënjosur në besimin e saj të qëndrueshëm. Ne lutemi për Mbretin dhe anëtarët e familjes mbretërore në këto ditë humbjeje dhe presim me padurim të vazhdojmë marrëdhënien tonë me ta në një të ardhme të ndritur, duke falënderuar Zotin”. /Telegrafi/