LAJMI I FUNDIT:

Trupi i femrës është krejtësisht i mahnitshëm: Si duket barku i nënës në momentin e kontraktimeve më të forta

Trupi i femrës është krejtësisht i mahnitshëm: Si duket barku i nënës në momentin e kontraktimeve më të forta

Trupi i një gruaje kalon nëpër ndryshime të pabesueshme gjatë lindjes

Kontraktimet reale para lindjes janë jashtëzakonisht të forta, të dhimbshme, por janë një shenjë se momenti juaj më i lumtur po vjen. Nëpërmjet kësaj, gratë mund të ndiejnë se sa i mrekullueshëm është trupi i tyre!

Një fotograf arriti ta dokumentonte këtë, duke bërë një foto të mrekullueshme të një nëne në një kohë kontraktimesh të forta dhe dhimbjeve të forta të lindjes, transmeton Telegrafi.

Në foto shohim një mami që qetëson një grua në lindje, e cila ka dhimbje të forta dhe fotografi ka kapur një moment që tregon ndryshimet që kalon trupi i nënës në momentin e lindjes.

Gabim i madh: Të gjitha femrat “shtyjnë” gjatë lindjes – nuk janë të vetëdijshme se sa është e rrezikshme
Lexo po ashtu Gabim i madh: Të gjitha femrat “shtyjnë” gjatë lindjes – nuk janë të vetëdijshme se sa është e rrezikshme

“Në këtë foto, mamia është ulur afër një gruaje që po kalon kontraktime. Prekja e saj e butë i dha mbështetje të rëndësishme, ndërsa fjalët e saj na kujtojnë se trupi dhe shpatullat e saj duhet të qëndrojnë të relaksuara”, tha fotografi duke shtuar:

“Bëra disa foto mes lindjeve dhe më pas prita kulmin e kontraktimeve që të mund të kapja trupin dhe stomakun”, kujton ai.

Shikoni foton që tregon se sa i mrekullueshëm është trupi i një femre:

/Telegrafi/