LAJMI I FUNDIT:

Trumpi dhe Putini janë pajtuar për luftë kundër ISIS-it në Siri

Trumpi dhe Putini janë pajtuar për luftë kundër ISIS-it në Siri

Në Deklaratën e përbashkët të miratuar në margjina të një samiti në Vietnam, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, janë pajtuar për t’i vazhduar përpjekjet e përbashkëta në luftën kundër Shtetit Islamik (ISIS), ka njoftuar sot Kremlini.

Shtëpia e Bardhë nuk është përgjigjur menjëherë në pyetjet për njoftimin e Kremlinit apo për bisedimin për të cilin Kremlini thotë se të dy presidentët e kanë pasur në margjina të konferencës së Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), në pushimoren Danang në Vietnam.


Kremlini tha se deklarata për Sirinë ishte koordinuar nga ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, dhe sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, në mënyrë speciale për takimin në Danang, shkruan REL.

Putin dhe Trump e kanë riafirmuar përkushtimin e tyre për sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Sirisë dhe u kanë bërë thirrje të gjitha palëve në konfliktin në Siri, që të marrrin një rol aktiv në procesin politik të Gjenevës, thuhet në njoftimin e kremlinit.

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara pajtohen se nuk ka zgjidhje ushtarake për konfliktin në Siri, shkruan në tekstin e deklaratës së përbashkët të publikuar në faqen e Kremlinit në Internet.

Në pamjet e sotme televizive nga pushimorja Danang shihen Trump dhe Putin duke biseduar miqësisht, derisa ata përgatiteshin për “fotografimin familjar” të përbashkët në samitin APEC.

Megjithëqë Shtëpia e Bardhë pat thënë se nuk është planifikuar takimi zyrtar, mbrëmë në darkë, Trump dhe Putin janë përshëndetur me shtrëngim të duarve.

Në trend Botë

Më shumë
E thotë kryeministri britanik: Nëse mposht Ukrainën, Putini nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë

E thotë kryeministri britanik: Nëse mposht Ukrainën, Putini nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë

Botë
Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Bosnja
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Botë
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Botë
Kalo në kategori