LAJMI I FUNDIT:

Trump viziton qytetin e rrënuar nga zjarret në Kaliforni

Trump viziton qytetin e rrënuar nga zjarret në Kaliforni

Donald Trump po e sheh nga afër vazhdën e shkatërrimeve që kanë lënë pas zjarret më të fuqishme në historinë e Kalifornisë. 76 persona ka vrarë zjarri i pagëzuar Camp Fire në veri të këtij shteti dhe mbi 1,200 janë të zhdukurit.

Duke folur nga qyteti thuajse tërësisht i rrënuar, Paradise, presidenti e përshkroi skenën si pamje që të ngjall trishtim. Duhet të bëjmë një menaxhim më të mirë të mirëmbajtjes këtej, e të punojmë edhe me grupet ambientaliste. Them se nuk do të kemi më situatë të këtij niveli, u shpreh ai.


Ekspertët thonë se kushtet e motit, ndryshimet klimaterike dhe lëvizjet e popullatës duhen konsideruar si shkaktarët kryesorë të zjarreve të tilla pyjore. Zjarrfikësit nuk po luftojnë vetëm me Camp Fire është edhe Woolsey Fire që ka gllabëruar hektarë të tërë toke pranë Los Angelesit e ka marrë të paktën tre jetë njerëzish.

Pas zjarrit, Kalifornia përballet me stuhi shiu dhe përmbytje
Lexo po ashtu Pas zjarrit, Kalifornia përballet me stuhi shiu dhe përmbytje

Si të mos mjaftonte ferri i krijuar prej flakëve, një numër i madh njerëzish janë sëmurë pas përhapjes së një virusi në strehat e përkohshme, ndërsa cilësia e ajrit në Kaliforni në këto momente është listuar si më e keqja në botë.

Parashikohen reshje të dendura shiu për javën në vazhdim, e ato mund t’i fashisin disi flakët, por rrezikojnë nga ana tjetër të nxisin rrëshqitje dheu e përmbytje në rajonet kodrinore, ku bimësia është zhdukur. /Telegrafi/