LAJMI I FUNDIT:

Trump vizitoi bazën ajrore amerikane në Sicili

Trump vizitoi bazën ajrore amerikane në Sicili

Ndalesa e fundit e presidentit amerikan Donald Trump në turin e tij të parë jashtë vendit në cilësinë e shefit të Shtëpisë së Bardhë,  ishte në bazën ajrore amerikane të Sigonella-s në Sicili.

“Gjatë këtyre takimeve të paprecedenta, ne hapëm një qendër të re për të luftuar ideologjinë ekstremiste, lançuam një task forcë për të bllokuar financimet për terrorizmin dhe ramë dakord për marrëveshje gjigande të zhvillimit ekonomik, marrëveshje që nuk janë nënshkruar asnjëherë më parë, që do të krijojnë qindra e mijëra vende pune në SHBA”, u shpreh Trump.


Ai e shfrytëzoi udhëtimin e tij për të promovuar politikat “Amerika e para”, duke promovuar marrëveshjen 110 miliardë dollarëshe për shitjen e armëve Arabisë Saudite.

Gjuha e trupit në këtë udhëtim, dëshmoi edhe një herë sjelljen e tij tipike, të ashpër, dramatizuar kjo akoma më shumë nga kërkesat e tij që aleatët e NATO-s  të paguajnë më shumë për mbrojtjen e tyre dhe refuzimi për të deklaruar shprehimisht nëse SHBA mbështet nenin 5 të kartës së aleancës që i kërkon çdo vendi anëtar të hidhet në mbrojtje të një anëtari tjetër