Presidenti Donald Trump nuk ka ndërmend aspak të tërhiqet, përkundrazi do të vijojë me planet e tij për të vendosur tarifa të reja mbi importet kineze me një vlerë prej rreth 200 miliardë dollarësh.
Siç raporton Wall Street Journal, lëvizja e tij pritet të vijë pavarësisht se të dyja palët po përgatiten të zhvillojnë bisedime të reja mbi mosmarrëveshjet tarifore. Javën e kaluar, Trump u tha reporterëve se një lëvizje e tij do të realizohet “shumë shpejt”.
“WSJ” citoi burime të paidentifikuara por me njohuri mbi këtë çështje, që thonë se niveli i tarifave me shumë gjasë do të përcaktohet në 10 për qind, ndryshe nga 25 përqindëshi i njoftuar më herët gjatë vitit.
Dy qeveritë dhe njëkohësisht dy ekonomitë më të fuqishme të botës kanë vendosur deri më tani tarifa prej 25 për qind mbi një sërë mallrash importi nga secila palë me një vlerë prej 50 miliardë dollarë.
Pekini, gjithsesi, ka publikuar listën e radhës me produkte amerikane prej 60 miliardë dollarë, si shenjë hakmarrjeje nëse Trumpi do të zbatojë kërcënimin për tarifat e reja që praktikisht do të mbulonin të gjitha importet kineze në SHBA.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Lindsay Walters, refuzoi të komentonte mbi kohën e njoftimit të mundshëm të tarifave, por tha se “presidenti ka qenë i qartë prej fillimit se ai dhe administrata e tij do të vazhdojë të ndërmarrin veprime për të adresuar praktikat e padrejta tregtare të Kinës”.
“Ne inkurajojmë Kinën të adresojë këtë shqetësim të ngritur prej një kohe të gjatë nga Shtetet e Bashkuara”, vijoi më tej ajo.
Ministria e Jashtme kineze njoftoi të enjten se ishte ftuar për të zhvilluar bisedime të reja. Të dërguarit nga të dyja vendet u takuan për herë të fundit më 22 gusht në Uashington, por nuk shënuan asnjë progres.
Pekini ka refuzuar presionin nga SHBA për të tërhequr mbrapsht planet e udhëhequra nga shteti për zhvillimin e kampionëve globalë kinezë në robotikë, inteligjencë artificiale dhe fusha të tjera të ngjashme.
Uashingtoni, Evropa dhe partnerë të tjerë tregtarë thonë se planet në fjalë shkelin angazhimet e Kinës për hapje të tregtisë. Zyrtarët amerikanë janë të shqetësuar gjithashtu se kjo mund të shkatërrojë rolin udhëheqës industrial të Shteteve të Bashkuara. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
Dekada e artë e Bitcoin, nëse 10 vite më parë keni investuar 100 dollarë në kriptovaluta – sot do t’i fitonit dhjetëra miliona dollarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova