Donald Trump ka folur me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë me kryetarin e zgjedhur të New Yorkut, Zohran Mamdani.

I pyetur nëse kishte folur me Volodymyr Zelenskyn rreth planit të paqes me 28 pika për Ukrainën, Trump tha: “Ne kemi një plan.


Është e tmerrshme ajo që po ndodh. Është një luftë që nuk duhej të kishte ndodhur kurrë.”

"Ne mendojmë se kemi një mënyrë për të arritur paqen. Ai do të duhet ta miratojë atë", shtoi presidenti i SHBA-së.

I pyetur nga një gazetar se plani i paqes kishte marrë disa kritika, Trump u përgjigj: “Do të thuash që Zelenskyt nuk i pëlqen?

"Atij do t'i pëlqejë, dhe nëse nuk i pëlqen, atëherë ata duhet të vazhdojnë të zihen, mendoj."

"Në një moment, ai do të duhet të pranojë diçka. Ju kujtohet në Zyrën Ovale, jo shumë kohë më parë, i thashë nuk ke letra", tha Trump.

"Mendoj se ai duhet të kishte bërë një marrëveshje një vit më parë, dy vjet më parë", shtoi ai. /Telegrafi/