Presidenti amerikan Donald Trump, ka thënë se SHBA-të do ta marrin Gazën dhe do ta “zotërojnë atë”.
Duke folur së bashku me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë, ai tha se dy milionë palestinezë që jetojnë në atë territor, të cilin ai e përshkroi si një “vend shkatërrimi”, do të shkojnë në “domene të ndryshme”.
I pyetur për vendosjen e trupave amerikane për të mbushur një vakum të mundshëm sigurie, presidenti u përgjigj: “Ne do të bëjmë atë që është e nevojshme”, transmeton Telegrafi.
Duke zgjeruar planet për territorin, ai tha se SHBA do ta “zhvillojë atë, do të krijojë mijëra e mijëra vende pune” dhe do ta kthejë atë në “diçka për të cilën e gjithë Lindja e Mesme mund të jetë shumë krenare”.
Presidenti përsëriti sugjerimin e tij nga 25 janari se palestinezët mund të zhvendosen në Egjipt dhe Jordani – diçka që të dyja vendet, kombet e tjera arabe përfshirë Arabinë Saudite dhe udhëheqësit palestinezë, e kanë refuzuar.
“Palestinezët në Gaza mund të shkojnë edhe në vende përtej Jordanisë dhe Egjiptit”, tha ai.
I pyetur nëse mendonte se Egjipti dhe Jordania do të pranonin palestinezët, ai tha se besonte se do të pranonin.
Por, ai shtoi: “Shpresoj se ne mund të bëjmë diçka ku ata nuk do të duan të kthehen. Kush do të donte të kthehej”.
“Ata nuk kanë përjetuar asgjë përveç vdekjes dhe shkatërrimit”, shtoi ai.
Arabia Saudite u përgjigj menjëherë, duke theksuar kundërshtimin e saj të përpjekjeve për të zhvendosur palestinezët nga Gaza, dhe këmbënguli se nuk do të vendoste marrëdhënie me Izraelin pa një shtet palestinez.
I pyetur se mbi çfarë autoriteti SHBA mund të marrë kontrollin e Gazës, Trump u tha gazetarëve se ai sheh një “pozitë afatgjatë të pronësisë”, e cila, sipas tij, do të sillte stabilitet në atë pjesë të Lindjes së Mesme.
“Ky nuk ishte një vendim i marrë lehtë”, tha ai.
“Të gjithëve me të cilët kam folur e pëlqejnë idenë që Shtetet e Bashkuara të kenë në pronësi atë pjesë toke, duke zhvilluar dhe krijuar mijëra vende pune. Do të ishte Riviera e Lindjes së Mesme”, shtoi Trump.
“Unë e kam studiuar atë. E kam studiuar nga afër këtë për shumë muaj dhe e kam parë nga çdo këndvështrim i ndryshëm”, theksoi ndër tjera presidenti amerikan.
Ai nuk beson se palestinezët duhet të kthehen në Gaza, sepse kjo është një “garanci se ata do të përfundojnë duke vdekur”.
Ai foli për gjetjen e një “zone të bukur për të rivendosur njerëzit, përgjithmonë, në shtëpi të bukura, ku ata mund të jenë të lumtur dhe të mos pushkatohen, të mos vriten dhe të mos goditen me thikë për vdekje si ajo që po ndodh në Gaza”.
Lufta, e shkaktuar nga Hamasi duke kryer një masakër të 1200 njerëzve dhe duke marrë peng 250 të tjerë gjatë sulmeve të 7 tetorit 2023 në Izrael, është ndalur përkohësisht që kur marrëveshja e shumëkërkuar e armëpushimit hyri në fuqi më 19 janar.
Më shumë se 47,000 palestinezë janë vrarë në Gaza që nga sulmi i Hamasit, sipas autoriteteve lokale. /Telegrafi/
BREAKING NEWS:
Donald Trump says the Gaza Strip will become the “Riviera of the Middle East” after saying the U.S. would “take over” the Strip.
“We have an opportunity to do something that could be phenomenal.” How the fuck did anyone vote for this?
— CALL TO ACTIVISM (@CalltoActivism) February 5, 2025
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Fluturakja misterioze e Forcave Hapësinore të SHBA-së kthehet në Tokë ndërsa autoritetet nuk flasin mbi atë që kishte bërë gjatë 434 ditëve të saj në orbitë

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së
Çudia: Ishte zhdukur 12 vjet më parë, plazhi rishfaqet brenda natës (Foto)

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa