Trump thotë që Putini dhe Zelensky 'po i afrohen' një marrëveshjeje

Presidenti amerikan Donald Trump ishte i pranishëm derisa po betohej Sekretari i tij i ri i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, nga ku foli edhe për luftën në Ukrainë.
Duke iu përgjigjur pyetjeve, presidentit amerikan iu bë pyetja për përpjekjet diplomatike afatgjata për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, transmeton Telegrafi.
Ai tha se mendonte që Vladimir Putini dhe Volodymyr Zelensky po 'i afrohen' një marrëveshjeje, por pranoi se e kishte 'thënë këtë për një kohë të gjatë'.
Kievi pati një delegacion në Florida këtë fundjavë, duke u takuar me ekipin e Trump.
"Presidenti Putin dhe presidenti Zelensky ulen dhe bëjnë një marrëveshje. Mendoj se po i afrohen. Por unë e kam thënë këtë për një kohë të gjatë, këta janë dy njerëz që e urrejnë vërtet njëri-tjetrin. Do të zbuloni se urrejtja nuk është e mirë për të bërë marrëveshje. Këta janë njerëz që nuk i pëlqejnë shumë njëri-tjetrin. Po", tha Trump. /Telegrafi/




















































