Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka shtruar iftar në Shtëpinë e Bardhë. E prezent në këtë darkë të iftarit ka qenë edhe ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, e cila ishte ulur përkrahë presidentit Trump.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Çitaku, e cila ka falënderuar presidentin Trump për këtë darkë.


"Pata nderin dhe kënaqësinë e veçantë që në darkën e iftarit të shtruar në Shtëpinë e Bardhë të isha e ulur përkrah Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Z. Donald J. Trump. Presidentit Trump i tregova se në shtetin tonë sekular, ka një kulturë tolerance dhe harmoni ndërmjet religjioneve", ka shkruar Çitaku në Facebook.

60220161 10155996948887414 4348159267665084416 n

Ajo gjithashtu ka bërë të ditur se me presidentin Trump kanë diskutuar edhe për përfshirjen e drejtpërdrejtë të SHBA-ve në proceset e rëndësishme për Kosovën.

"Po ashtu, e njoftova në detaje mbi sfidat me të cilat ballafaqohemi aktualisht në Kosovë dhe biseduam mbi domosdoshmërinë e përfshirjes së drejtpërdrejtë të SHBA-ve në proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon shteti ynë i ri. Në darkë ishin të pranishëm zyrtarë të lartë të administratës Amerikane, Zv Presidenti Pence, Sekretari i Mbrojtjes Shanahan, Sekretari i Thesarit Mnuchin, Ambasadorë,", ka shkruar Çitaku. /Telegrafi/