Kandidati republikan për President të SHBA-së, Donald Trump refuzoi, të mërkurën në debatin e tretë me kandidaten demokrate, Hillary Clinton, në kuadër të fushatës presidenciale, që të thoshte nëse do të pranonte rezultatin e zgjedhjeve pavarësisht se si do të paraqitej.
Trump tha se: “Do t’ju them kur të vijë koha. Do t’ju mbaj pezull”.
Por kandidatja demokrate Hillary Clinton tha se fakti që zoti Trump nuk do që të pranojë rezultatin e zgjedhjeve nëse humb, është “i tmerrshëm”.
Të dy kandidatët presidencial u përplasën rreth Rusisë, kur Clinton akuzoi presidentin rus, Vladimir Putin, të ketë urdhëruar “sulmet kibernetike për të ndihmuar kandidatin republikan që të fitojë”.
Kundërthënia rreth Rusisë ishte një prej përplasjeve më të ashpra gjatë debatit në të cilin Trump, që ka deklaruar se zgjedhjet janë “përcaktuar” nga media dhe establishment politik në SHBA për ta mbajtur atë jashtë Shtëpisë së Bardhë, refuzoi që të deklarohet nëse do të pranojë rezultatin e zgjedhjeve të 8 Nëntorit.
Clinton shprehu dyshimet se vala e sulmeve kibernetike ndaj organizatave politike në SHBA dhe individëve të njohur ishte “qartë” e urdhëruar nga “vetë Putin” me qëllim që të ndryshojë rrjedhën e zgjedhjeve në favor të Trump.
Ajo tha se presidenti rus e cilëson Trumpin, që ka folur fjalë të mira për Putinin dhe që po avokon për ndryshim të marrëdhënieve ndërmjet Washingtonit dhe Moskës, një “kukull” të mundshme në Shtëpinë e Bardhë.
Siç ka bërë edhe më herët, Trump ka hedhur poshtë akuzat se Moska po provon që të përzihet në zgjedhje dhe e akuzoi Clintonin për përpjekje që të anashkalojë diskutimet për imigracionin që nxiti edhe përplasjen e fortë rreth Rusisë.
Ai tha se Putini nuk e respekton Clintonin ose Presidentin e SHBA-së, Barack Obama dhe i ka “mundur” që të dy “në secilin hap të mundshëm”.
Zyrtarët amerikanë kanë akuzuar Moskën për koordinimin e sulmeve kibernetike, përfshirë edhe atë mbi Komitetin Kombëtar Demokrat, përpara zgjedhjeve.
Kremlini vazhdimisht i ka hedhur poshtë akuzat se qeveria ruse qëndron prapa sulmeve kibernetike dhe se po provon që të përzihet në zgjedhjet e SHBA-së.
Gjatë debatit Clinton e akuzoi Rusinë për dorëzimin e informatave të vjedhura tek faqja e hapur e internetit, WikiLeaks, që ka publikuar një numër të emaileve të fushatës së saj.
WikiLeaks më 15 Tetor ka publikuar transkriptet e hakuara të fjalimeve të paguara që ajo i ka mbajtur para kompanive të Wall Street duke iu shmangur kritikave të drejtpërdrejta për industrinë e fuqishme financiare në SHBA për shkaktimin e krizës financiare me 2008.
Debati në Universitetin e Las Vegasit, Nevada, u zhvillua në kohën e dobësimit të mbështetjes për Trumpin nga votuesit, që prej 8 tetorit kur u publikuan regjistrimet e vitit 2005 ku ai shihet duke bërë komente fyese dhe volgare për gratë.
Një numër i grave kanë folur publikisht që atëherë dhe e kanë akuzuar Trumpin për sulme seksuale ndaj tyre.
Trump ka vazhduar që t’i kundërshtojë fuqishëm akuzat gjatë debatit, duke i cilësuar ato si “fiksion”
“Ato rrëfime janë plotësisht të pavërteta”, tha Trump. “Unë madje nuk i kam kërkuar falje as gruas sime që është ulur në sallë, sepse nuk kam bërë gjë”.
Clinton iu përgjigj, duke cituar sulmet e Trump që i ka bërë ndaj akuzueseve të tij, duke thënë se kundërshtari i saj “mendon se nënçmimi i grave e bën atë më të madh”. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Bashkimi Evropian me samit të jashtëzakonshëm lidhur me Ukrainën dhe sigurinë evropiane

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD – pasi Weidel thotë se duart e saj janë ‘zgjatur’ për t’u bashkuar me një qeveri

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri