LAJMI I FUNDIT:

Trump: Politika e jashtme e Obamas “katastrofë totale”

Trump: Politika e jashtme e Obamas “katastrofë totale”

Donald Trump ka mbajtur një fjalim për politikën e tij të jashtme, nëse zgjidhet president i Shteteve të Bashkuara.

Trump, favorit për nominimin e Partisë Republikane në garën presidenciale 2016, ka thënë se do të ndjekë politikën: “Amerika në vend të parë”.

“Politika ime e jashtme do t’i vë interesat e popullit amerikan dhe sigurinë amerikane mbi të gjitha. Ky do të jetë themeli i çdo vendimi që do të marr”, ka thënë Trump.


Ai ka thënë se politika e jashtme e presidentit aktual, Barack Obama, është “katastrofë totale” dhe se “nuk ka vizion, nuk ka qëllim, nuk ka drejtim, nuk ka strategji”.

Trump ka thënë se do të dobësonte grupin militant Shteti Islamik duke i ndërprerë qasjen në naftë.

Ai po ashtu ka thënë se mbështet torturën me ujë dhe metoda të tjera të rënda të marrjes në pyetje kundër Shtetit Islamik.

Trump ka bërë thirrje për rivlerësimin e marrëdhënieve me disa aleatë të ngushtë të Uashingtonit.

“Aleatët tanë nuk janë duke bërë pjesën e tyre të punës. Ata duhet të kontribuojnë në kostot financiare, politike dhe njerëzore. Por, shumë prej tyre thjesht nuk e bëjnë”, ka thënë Trump, duke premtuar se do të përmirësojë lidhjet me Rusinë dhe Kinën.

Në trend Botë

Më shumë
Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Botë
Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Botë
Pas “rezultatit historik” në zgjedhjet në Gjermani, Weidel e AfD-së thotë se mori urime nga Elon Musk

Pas “rezultatit historik” në zgjedhjet në Gjermani, Weidel e AfD-së thotë se mori urime nga Elon Musk

Evropa
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Botë
Zbulohet harta që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Zbulohet harta që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Botë
Kalo në kategori