LAJMI I FUNDIT:

Trump ngatërron çmimin Pulitzer me atë të Nobelit

Trump ngatërron çmimin Pulitzer me atë të Nobelit

Presidenti amerikan, Donald Trump, duket se mbrëmë derisa kritikonte gazetarët në Twitter, e ka ngatërruar çmimin Pulitzer me atë të Nobelit.

“Kur do t’i kthejnë gazetarët çmimet e tyre ‘Nobel’, për punën e tyre për Rusinë, Rusinë, Rusinë, vetëm që të dëshmohet e kundërta (në fakt ishte pala e kundërt që ka kryer krime), me qëllim që ata t’i ndahen gazetarëve të vërtetë, që kanë pasur të drejtë. Mund t’ia jap komitetit një listë”, ka shkruar Trump në Twitter, transmeton Telegrafi.

Siç raporton The Guardian, nuk dihet në kënd ka menduar presidenti amerikan, por sipas të gjitha gjasave ka dashur të kritikoj fituesit e çmimit Pulitzer për gazetari.

Disa prej fituesve të këtij çmimi gjatë vitit të kaluar kanë hulumtuar dhe analizuar udheheqësinë e Trumpit. E duke parë se ka gabuar ai ka shlyer postimin e tij, por kritikët e tij të ashpër ishin më shpejtë të cilët e ruajtën si “screen shot” postimin që më pas është shpërndarë nëpër rrjete sociale.

E presidenti Trump është munduar të arsyetohet duke thënë se deklarata ishte një sarkazëm. Kujtojmë që çmimi Nobel ndahet për hulumtime dhe gjetje në fushën e Fizikës, Kimisë, Mjekësisë, Letërsisë dhe Ekonomisë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
A mund ta gjeni copën e kaltër të djathit?

A mund ta gjeni copën e kaltër të djathit?

Interesante
Shpenzoi 100 dollarë për fustanin që do ta vishte në një dasmë, u shokua kur pa shoqërueset e nuses që kishin veshur të njëjtin

Shpenzoi 100 dollarë për fustanin që do ta vishte në një dasmë, u shokua kur pa shoqërueset e nuses që kishin veshur të njëjtin

Interesante
Australianen e goditi një fatkeqësi para dasmës: Nuk do ta besoni se si mbeti pa fustanin e nusërisë

Australianen e goditi një fatkeqësi para dasmës: Nuk do ta besoni se si mbeti pa fustanin e nusërisë

Fun
Australia debaton për rikthimin e një zogu të shpëtuar te pronarët e tij

Australia debaton për rikthimin e një zogu të shpëtuar te pronarët e tij

Interesante
Balenciaga prezanton byzylykun e ri që duket si ngjitës - reagon interneti

Balenciaga prezanton byzylykun e ri që duket si ngjitës - reagon interneti

Interesante
Metoda e pazakontë por shumë efektive e vendosjes së çarçafit në jorgan, influencuesja habit me videon në TikTok

Metoda e pazakontë por shumë efektive e vendosjes së çarçafit në jorgan, influencuesja habit me videon në TikTok

Interesante
Kalo në kategori