LAJMI I FUNDIT:

Trump ndërpret ndihmat për tri shtete për shkak të emigrantëve?

Trump ndërpret ndihmat për tri shtete për shkak të emigrantëve?

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi sot se do të fillojë të ndërpresë ose të reduktojë ndjeshëm ndihmat për tri vende të Amerikës Qendrore për shkak të karvanëve me emigrantë që shkojnë në kufirin jugor të SHBA-së.

AP raporton se Trump tha nëpërmjet Twitter se “Guatemala, Hondurasi dhe El Salvador kanë dështuar të bëjnë punën e tyre dhe të parandalojnë njerëzit të largohen nga vendi dhe të hyjnë ilegalisht në SHBA”.


Këto tre vende kanë marrë më shumë se 500 milionë dollarë nga SHBA në vitin e kaluar fiskal.

“Për fat të keq, duket se policia dhe ushtria e Meksikës nuk kanë qenë në gjendje të ndalojnë karvanin”, tha Trump, duke shtuar se ai paralajmëroi policinë kufitare dhe ushtrinë se kjo ishte një çështje urgjente me rëndësi kombëtare.

Agjencia AP thotë se zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë nuk ofruan detaje të mëtejshme mbi këtë situatë dhe çfarë do të thotë kjo.

Dje, rreth 5,000 emigrantë nga Amerika Qendrore janë në kolonën e gjatë 1,5 kilometrash duke shkuar drejt kufijve të SHBA-së dhe Meksikës.

Numri i migrantëve në kufi u rrit gjatë natës pa ndikuar përpjekjet e qeverisë meksikane për t’i ndaluar ata në kufi. Disa qindra emigrantë kanë aplikuar për statusin e refugjatëve në Meksikë, dhe 1.500 emigrantë besohet të vijnë në vend, shkruan AP.

Fermerët, bukëpjekësit, amviset dhe studentët nga Guatemala, El Salvador dhe Honduras janë kryesisht në karvanin me emigrantë që kërkojnë të hyjnë në SHBA. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Momenti kur raketa izraelite godet me precizitet veturën brenda të cilës ishte komandanti i Hezbollahut

Momenti kur raketa izraelite godet me precizitet veturën brenda të cilës ishte komandanti i Hezbollahut

Azia
Nëna nga Brazili së bashku me të birin shtien mbi një shtëpi private, vriten dy persona dhe plagoset prifti – gjithçka filloi për qiranë

Nëna nga Brazili së bashku me të birin shtien mbi një shtëpi private, vriten dy persona dhe plagoset prifti – gjithçka filloi për qiranë

Amerika Latine
Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Evropa
Kalo në kategori