LAJMI I FUNDIT:

Trump: Kina të bëjë marrëveshje tregtare me SHBA-në ose përballet me tarifa ‘edhe më të larta’

Trump: Kina të bëjë marrëveshje tregtare me SHBA-në ose përballet me tarifa ‘edhe më të larta’

Presidenti amerikan Donald Trump të martën paralajmëroi se mos arritja e një marrëveshje tregtare me Kinën do të nxisë më shumë tarifa, transmeton Telegrafi.

“Nëse ne nuk bëjmë një marrëveshje me Kinën, unë thjesht do të rris tarifat edhe më shumë”, u tha ai gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.


Komenti i fundit i ashpër i Trump erdhi derisa tregjet po shikojnë intensivisht për shenjat e përparimit në përpjekjen e dy superfuqive ekonomike për të arritur një marrëveshje të pjesshme të ashtuquajturës “faza një”.

Po sipas mediave të huaja, SHBA dhe Kina ranë dakord për një marrëveshje tregtare “faza një” në tetor, por Pekini dhe Uashingtoni që atëherë kanë dërguar sinjale të përziera se si vendet do të ecin përpara.

Ndërkohë, sipas CNBC, Këshilltari ekonomik i Shtëpisë së Bardhë, Larry Kudlow tha të premten se vendet “po afroheshin” për të arritur një marrëveshje tregtare. /Telegrafi/