Presidenti amerikan, Donald Trump po qëndron për një vizitë dy-ditore në Mbretërinë e Bashkuar, ku sot ka pasur një takim me kryeministrin e këtij vendi, Sir Keir Starmer.

Dy liderët dolën në konferencë për shtyp pas një takimi të gjatë gjersa iu përgjigjen pyetjeve të mediave.


Trump u pyet në lidhje me faktin se Mbretëria e Bashkuar pritet të njohë një shtet palestinez në ditët e ardhshme.

- YouTube youtu.be

Ai deklaroi se "kam një mosmarrëveshje me kryeministrin për këtë çështje – një nga pak mosmarrëveshjet tona, në fakt".

"Dua që të lirohen të burgosurit tani. Tani. Jo një, dy, apo pas tre ditëve", tha 79-vjeçari.

Ndërkohë, kryeministri britanik deklaroi se ai dhe presidenti amerikan e kanë diskutuar këtë çështje në mënyrë private dhe ata "absolutisht bien dakord për nevojën e paqes sepse situata në Gazë është e papranueshme".

Ndryshe, Britania pritet ta njohë shtetin palestinez gjatë takimit vjetor të liderëve në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. /Telegrafi/