LAJMI I FUNDIT:

Trump ka hequr një gjë nga Zyra Ovale që ka qenë atje për 50 vjet – por pse?

Trump ka hequr një gjë nga Zyra Ovale që ka qenë atje për 50 vjet – por pse?

Për më shumë se gjysmë shekulli, një gjë ishte konstante në Zyrën Ovale: swedish ivy (Plectranthus verticillatus), bima suedeze mbi oxhak – deri më tani.

Ndërsa administrata e dytë e Trumpit u zhvendos, ajo zëvendësoi disa gjëra.

Bëhet e ditur se bima kishte parë një mori vizitorësh që kur u vendos për herë të parë në Zyrën Ovale, duke përfshirë Nelson Mandela, Papa Gjon II, Margaret Thatcher dhe Whitney Houston.


Gjatë presidencës së Gerald Ford dhe Jimmy Carter, ajo ishte më e madhe, përpara se të pritej gjatë mbretërimit të Presidentëve Ronald Reagan dhe George H.W. Bush.

Ajo shfaqet në portretin presidencial të Bill Clinton, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

Kur erdhi George W.Bush, bima u nda në tre shkurre.

Ajo u rrit në një bimë më të gjerë, si gardh gjatë presidencës së Barack Obamas, përpara se të ndahej në dy bimë më të vogla gjatë mandatit të parë të Trump.

Gjatë kohës së presidentit Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë, bima u rrit përsëri.

Por, ndërsa ishte ende aty kur Trump u kthye në detyrë në janar, ajo ishte zhdukur muajin e kaluar.

Më 8 mars, Mother Jones raportoi në një titull se “mungon bima më e famshme e shtëpisë në vend”.

Pra, pse ndryshimi? Çdo president i ri dekoron Shtëpinë e Bardhë sipas shijeve individuale dhe administrata e dytë Trump e ka zëvendësuar bimën me artefakte nga koleksioni i Shtëpisë së Bardhë, duke përfshirë një shportë bronzi të bërë në Francë në rreth 1815, dorëzuar administratës së Nixon në 1973. /Telegrafi/