LAJMI I FUNDIT:

Trump i jep afat 45 ditë Microsoftit që të arrijë marrëveshje për blerjen e TikTokut

Trump i jep afat 45 ditë Microsoftit që të arrijë marrëveshje për blerjen e TikTokut

Presidenti amerikan Donald Trump është pajtuar me kompaninë Microsoft që ta lejojë të negociojë blerjen e aplikacionit me video të shkurtra TikTok, nëse një gjë të tillë arrin ta bëjë brenda 45 ditëve, shkruan Reuters.

Kjo lëvizje paraqet një lloj “sfide” për Trumpin duke bërë që gjiganti i teknologjisë në SHBA-të të deklarohet për interesimin e saj për të arritur marrëveshje, që në një farë mënyrë vetëm sa ashpërson akoma më shumë marrëdhëniet me SHBA-ve dhe Kinës, transmeton Telegrafi.


Trump tha të premten se planifikon të ndalojë TikTokun për shkak se kompania kineze përfaqëson rrezik për sigurinë kombëtare, si dhe për shkak të asaj se si i trajton të dhënat personale të përdoruesve.

Por propozimi për blerjen e TikTok, që ka 100 milionë përdorues në SHBA, do t’i ofronte Microsoftit një mundësi të rrallë për t’u bërë një konkurrent i madh i gjigantëve të mediave sociale siç është Facebook Inc (FB.O) dhe Snap Inc (SNAP.N). Kujtojmë që Microsoft gjithashtu ka në pronësi rrjetin social LinkedIn.

Trump fillimisht kishte hedhur poshtë idenë e shitjes së TikTokut tek Microsoft gjatë të premtes mbrëma, por pas një diskutimi midis Trumpit dhe drejtorit ekzekutiv të Microsoft, Satya Nadella, që ka njoftuar gjatë të dielës se do të vazhdojnë bisedimet për blerjen e TikTok nga ByteDance ku sipas tyre një gjë e tillë synohet të arrihet deri më 15 shtator.

Ky është afati që i është vënë ByteDance dhe Microsoft nga Komiteti për Investime të Huaja në SHBA (CFIUS), që shqyrton marrëveshje për rreziqet e mundshme të sigurisë kombëtare.

Trump ndërroi mendje pas presionit nga disa këshilltarë të tij dhe shumë anëtarë të Republikanëve, kanë bërë të ditur burimet e afërta me Shtëpinë e Bardhë. Ndalimi i TikTokut do të ndikonte shumë tek përdorues në SHBA në zgjedhjet e nëntorit, dhe sipas të gjitha gjasave do të shkaktonte një valë sfidash ligjore.

Madje shumë ligjvënës të shquar Republikanë i kanë kërkuar Trumpit mbështetje për shitjen e TikTokut tek Microsoft. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Teknologji
Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Teknologji
Roboti që i kapërceu kufijtë po del në pension

Roboti që i kapërceu kufijtë po del në pension

Teknologji
Google dëbon nga puna 28 punëtorë që ishin të përfshirë në protesta kundër kontratës miliarda dollarëshe për Izraelin

Google dëbon nga puna 28 punëtorë që ishin të përfshirë në protesta kundër kontratës miliarda dollarëshe për Izraelin

Teknologji
Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Teknologji
Kalo në kategori