Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, sërish është përballur me kritika nga publiku pasi në një video, e publikuar nga Shtëpia e Bardhë, shihet duke fyer një gazetare që e pyeti për dokumentet në lidhje me Jeffrey Epstein.

Ngjarja ndodhi gjatë një bisede me gazetarët në aeroplanin Air Force One.


Në video, Trump kthehet nga ana e gazetaren, që nuk shihet në kornizë, dhe thotë “Quiet, quiet, piggy” që në përkthim do të thotë: “Qetë, qetë, derr!”

Sipas mediave amerikane, gazetaren që e quajti “derr” u identifikua si Jennifer Jacobs, korrespodente e Bloombergit, aktualisht tek CBS News në Shtëpinë e Bardhë.

Kjo shprehje (“derr”) në këtë kontekst është interpretuar si poshtëruese dhe fëmijëzuese, sidomos ndaj grave, dhe cilësohet si pjesë e një modeli të mëparshëm të fyerjeve seksiste nga ana e Trumpit.

Ky incident erdhi pasi gazetarët po e pyetnin për dokumentet e Epsteinit, që janë bërë burim presioni politik ndaj liderit amerikan.

Ndryshe, Trump ka pasur marrëdhënie shoqërore me Epstein, siç tregohet në foto dhe video nga vitet ’90. Sipas mediave, ka pasur takime të shpeshta dhe udhëtime me Epstein. /Telegrafi/