LAJMI I FUNDIT:

Trump humbi gjyqin në Pensilvani, republikanët po kërkojnë të pranojë humbjen

Trump humbi gjyqin në Pensilvani, republikanët po kërkojnë të pranojë humbjen

Pas një disfate të re gjyqësore në Pensilvani, presidenti i SHBA-së, Donald Trump po përballet me presion në rritje nga republikanët për të hequr dorë nga përpjekjet e mëtejshme për të kthyer rezultatet e zgjedhjeve presidenciale dhe për të njohur fitoren e demokratit, Joe Biden.

Që kur u shpall Biden fitues dy javë më parë, Trump ka ngritur padi kundër disa vendeve thelbësore për zgjedhjet presidenciale të SHBA-së në një përpjekje për të përmbysur rezultatin dhe ka filluar një fushatë të fortë presioni për të parandaluar shtetet që të konfirmojnë rezultatet e atyre zgjedhjeve, raporton cnn.


Gjykatat në Georgia, Michigan dhe Arizona hodhën poshtë përpjekjet e republikanit për të ndaluar procesin e konfirmimit të rezultateve të zgjedhjeve.

Të shtunën, Gjykatësi Federal Matthew Brann, një republikan i nominuar për këtë post nga ish presidenti, Barack Obama, hodhi poshtë një përpjekje të ngjashme në Pensilvani, duke shkruar se kishte para tij një parashtresë me “argumente të shtrirë ligjore pa arsye dhe akuza shumë të diskutueshme”.

Ekipi i Trump u përpoq të ndalonte procesin e konfirmimit të rezultateve në Pensilvani, duke pretenduar se kishte parregullsi në trajtimin e fletëve të votimit të dërguara me postë dhe Brann u përgjigj se “nuk ka autoritet të privojë askënd nga e drejta e votës, aq më pak miliona qytetarë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Amerika
Kalo në kategori