Donald Trump ka arritur në Palm Beach në afërsi të shtëpisë së tij i shoqëruar nga bashkëshortja Melania – ku atje ai votoi.

Me kapelën e kuqe MAGA, ish-presidenti u ndalë për të biseduar me mediat, transmeton Telegrafi.


“Ndihem i nderuar që pashë radhët e gjata duke pritur të votojnë. Radhë të gjata republikane”, tha Trump.

1 4

Ai theksoi se është kthyer në Florida "shumë vonë mbrëmë" pas "katër mitingjeve të pabesueshme".

"Kam dëgjuar se po ia dalim shumë mirë", shtoi ish-presidenti.

I pyetur nga një gazetar se si do t'u afrohet votuesve që janë kundër tij, Trump tha se "duan të sjellin të gjithë brenda" dhe "do të jenë shumë përfshirës".

2 1

"Kemi një vend të madh, por kemi një vend që është në telashe. Është në telashe të mëdha në shumë mënyra dhe ne duhet ta rregullojmë atë", thotë ai. /Telegrafi/